Njoftim
Duke u bazuar në nenin 12 dhe 20 të Rregullores së MF me nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, dhe në bazë të vendimit me nr. 120/2020, të datës 31.08.2020, për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të parashtruara nga organizatat joqeveritare dhe mediat, në thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet e OJQ – ve dhe mediave, që kanë për qëllim Mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, Zyra për Çeshtje të Komunitetit publikon listën paraprake të përfituesve të granteve
Listën mund të shkarkoni ne linkun: http://www.zck-ks.net/repository/docs/Lista_preliminare.pdf
OJQ – të dhe mediat aplikuese kanë të drejtë ankese me shkrim në Komisionin e Ankesave të Zyrës së Kryeministrit, në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimit të kësaj liste në ndërtesën e Qeverisë, në zyrën numër 109.