Twitter Facebook Youtube

U mbajt takimi preliminar me vëzhguesit e Grupit të punës për reformën e Komisionit për gjuhë dhe politikë të gjuhëve

24.11.201111:01

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 9. Nëntor të vitit 2011. miratoi Vendimin për themelimin e Grupit të punës për reformën e Komisionit qeveritar për gjuhë dhe për krijimin politikave për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Kosovë. Grupin e punës do ta kryesojë Zëvendëskryeministri dhe Ministër i vetëqeverisjes lokale , zotëri Slobodan Petrovic.

Grupin e punës e përbëjnë:

Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve , Drejtori i Zyrës për shërbime të ndihmës juridike, Përfaqësuesi Këshillit konsultativ për komunitete, Kryesuesi i Komisionit të gjuhëve, Zyra për planifikim strategjik, Ministri për Administratë Publike , Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal, Ministri i Arësimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Ministri për Komunitete dhe Kthim .

Vëzhguesit në cilësinë e ekspertëve dhe për ndihmë nga jashtë:

Këshilltari për të drejta të komuniteteve (Zyra Civile Ndërkombëtare), OSCE, Përfaqësuesi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Përfaqësuesi i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, Përfaqësuesi i Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë,, Përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim, Përfaqësuesi i Qendrës Evropiane për Çështje të Pakicave

Me qëllim të shtimit të efektivitetit në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Grupi i punës duhet të përgatisë dhe t ia dërgojë Qeverisë për miratim aktet përkatëse juridike dhe procedurat e nevojshme për reformën, forcimin dhe shtimin e efektivitetit të Komisionit të gjuhëve, jo më vonë se tre muaj pas themelimit të tij.

Të Enjten, më 24 nëntor të vitit 2011 është mbajtur Takim preliminar me vëzhguesit e Grupit të punës për reformën e Komisionit për gjuhë dhe politikë të gjuhëve.

Në takim është diskutuar për rolin dhe kontributin e vëzhguesve në Grupin e punës , si dhe për Dokumentin strategjik të Grupit të punës.

Vëzhguesit ishin dakord se reforma e Komisionit të gjuhëve ka një rëndësi të madhe dhe se secili në fushëveprimin e vet do të japë mbështetjen e caktuar në këtë proces

Vëzhguesit do të japin rekomandime, këshilla profesionale, mbështetje logjistike dhe do të kontribuojnë në transparencën e punës së Grupit të punës.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com