Twitter Facebook Youtube

Seminari dy-ditor I grupit punues për reformën e Komisionit të Gjuhës

15.02.201214:06

Me 14 dhe 15 shkurt është mbajtur  seminari dy-ditor në Prishtinë, ku grupi  punues për reformën e Komisionit të Gjuhës ka punuar në përgatitjen e versionit përfundimtar të Udhëzimit Administrativ mbi përbërjen dhe përgjegjësitë e mëtejshme te Zyrës së Komisionarit për gjuhë. Ne seminar është diskutuar gjithashtu, edhe për  rregullat dhe procedurat për zgjedhjen e Komisionarit për gjuhët, për përshkrimin i vendeve të punës dhe buxhetin Zyrës së ardhshme te Komisionarit.

Anëtarët e grupit punues, kanë  përgatitur së bashku me vëzhgues Udhëzimin Administrativ, me anekset mbi rregullat dhe procedurat për zgjedhjen e komisionarit, rregulloren e punës, dhe buxhetin e Zyrës së Komisionarit, te cilat do të miratohen edhe formalisht në një mbledhje të grupit punues e cila është e planifikuar për javën e ardhshme.

Vendimi për miratimi i këtyre dokumenteve do të dorëzohet në Qeveri për aprovim deri në fund të shkurtit.

Z. Srdjan Popovic, falënderoi anëtarët e grupit punues dhe vëzhguesit për punën aktive të muajve të fundit, si dhe  për kontributet e dhënë në  procesin të reformës së Komisionit të gjuhëve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com