U zhvillua takimi i tretë i Grupit të punës për reformën e Komisionit të gjuhëve dhe u miratuana rekomandime t për Qeverinë

Të Hënën, më 27. Shkurt , është mbajtur takimi i tretë i Grupit të punës për reformën e Komisionit të gjuhëve dhe u miratuan rekomandime për Qeverinë.
Takimin e hapi kryesuesi i Grupit të punës ,Zëvendëskryeministri dhe ministër i administrimit të pushtetit lokal , zotëri Slobodan Petroviq i cili me kënaqësi konstatoi sa grupi i punës ka finalizuar punën në përgatitjen e dokumenteve të domosdoshme për reformë të suksesshme të Komisionit të gjuhëve dhe i falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë gjatë muajve të kaluar
Zotëri Srxhan Popoviq, në fjalën e tij hyrëse shfrytëzoi rastin që me vëzhguesit e grupit të punë të ndajë përshtypjet nga vizita studimore në Bruksel, për të cilën tha se ishte mjaft e suksesshme dhe se kontaktet e realizuara me përfaqësuesit e institucioneve të Brukselit do të jenë të rëndësishme edhe për Zyrën e ardhshme të Komisionarit të gjuhëve
Grupi i punës miratoi rekomandimet që kanë të bëjnë me miratimin e: Projekt rregullores së Qeverisë për Zyrën e Komisionarit të gjuhëve; e Projekt procedurës për zgjedhjen dhe emëirmin e Komisionarit të gjuhëve (Aneks 1 i Projekt rregullores), e Projekt Rregullores për punën e Zyrës së Komisionarit të gjuhëve (Aneks 2 i Projekt rregullores), e Projekt organogramit dhe të buxhetit të Zyrës së Komisionarit të gjuhëve për vitin 2012, dhe të Projekt modelit të përshkrimit të vendeve të punës për personelin e Zyrës se Komisionarit të gjuhëve.
Gjithashtu, i rekomandoi Qeverisë për të zgjatur mandatin e grupit të punës me qëlim që të mund të sigurojë dhe mbështet themelimin e Zyrës së Komisionarit të gjuhëve dhe të mekanizmave të saj mbështetës dhe të propozojë pakon e masave të politikës të cilat do të mbështesin implementimin e mëtejmë Ligjit për përdorimin e gjuhëve.



