Twitter Facebook Youtube

U mbajt takim preliminar me vëzhguesit e grupit të punës për të mbështetur themelimin e Zyrës së Komisionarit të gjuhëve

03.04.201214:46

Pasi që Qeveria më  21 mars, aprovoi rekomandimet e grupit të punës për reformën e Komisionit të gjuhëve për miratimin e Rregullores për Zyrën e Komisionarit të gjuhëve dhe për zgjatjen e mandatit  të grupit të punës, më 3 prill të këtij viti u mbajt takimi përgatitor me vëzhguesit e grupit të punës. Vëzhguesve ne mandatin e ri   të grupit të punës u është bashkëngjitur  edhe Ambasada Britanike.

Në këtë takim është prezantuara plani i punës dhe detyrat e grupit të punës gjatë disa muajve në vijim. Gjithashtu, përfaqësuesit e organizatave paraqitën propozimet e tyre në mbështetje të procesit të themelimit të Zyrës së Komisionarit të gjuhëve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com