Twitter Facebook Youtube

U miratua Plani i punës i Grupit punues për mbështetjen e themelimit të Zyrës së Komisionerit të gjuhëve

18.04.201210:42

Të Mërkurën, më 18.prill  2012, u mbajt takimi i parë   i Grupit  punues për mbështetjen e themelimit të Zyrës së Komisionerit të gjuhëve , në mandatin e ri të zgjatur

Në këtë takim morën pjesë anëtarët e grupit të punës dhe vëzhguesit .

Në cilësinë e anëtarëve të grupit të punës , në mandatin e ri, janë ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Policisë së Kosovës .

Në takim është prezantuar dhe miratuar plani i punës me përshkrimin e hollësishëm të aktiviteteve gjatë  disa muajve të ardhshëm .

Në periudhën e ardhshme, Zyra ligjore, me  përkrahjen e grupit të punës,  do të punojë në përgatitjen e konkursit për pozitën  e Komisionerit të gjuhëve,  që do të duhej të publikohej në muajin maj.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com