Twitter Facebook Youtube

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve mori pjesë në Konferencën vjetore të Rrjetit të Kosovës për strategji veprimi (RRKSV/KPAM)

23.04.201218:13

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, z. Srdjan  Popovic, të Shtunën,  me 23 prill  mori pjesë në Konferencën vjetore  të Rrjetit  të Kosovës  për strategji veprimi   (RRKSV/KPAM) që  tubon  95 organizata joqeveritare.

Pas fjalës hyrëse të nikoqirit  të Konferencës, z. Popovic iu drejtua të pranishmëve  me ç’rast   përgëzoi Rrjetin e Kosovës për strategji  veprimi   për rezultatet e deritanishme të punës. Ai gjithashtu theksoi  se Zyra e Kryeministrit  / Zyra për Çështje të Komuniteteve zhvillon bashkëpunim  me shumë organizata të shoqërisë civile, dhe se në të ardhmen duhet punuar më tepër në krijimin më të fuqishëm të partneritetit, të sektorit civil me institucionet e nivelit qendror dhe lokal, me mediat dhe me  organizatat ndërkombëtare, sepse  kjo është e vetmja mënyrë  për t’ u arritur rezultate të dëshiruara.

“Përgjegjësia  juaj është e madhe dhe ne jemi të vetëdijshëm  për faktin se  shumë çështje të rëndësishme, i iniciojnë pikërisht organizatat  e shoqërisë civile, kështu që një shoqëri civile e fuqishme përbën element të pashmangshëm  për çfarëdo ndryshimesh   dhe reformash në shoqëri”, tha zoti Popovic.

Ai përfitoi nga rasti që organizateve joqeveritare të tubuara edhe një herë t’u vë në dijeni se Zyra për Çështje të Komunitetve ka  të hapur  ftesën për financimin e projekteve  dhe se propozim projektet mund të paraqiten deri më 8 Maj 

Të pranishmit, gjithashtu i përshëndeten edhe Shkëlqesia e Tij , ambasadori  Kristofel Del, dhe Zoti Robert Garnet, shef i   Mersi Korpsit  (Mercy Corps).

Përveç mysafirëve të përmendur,  në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe  ambasadorët e Norvegjisë, të Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësues relevantë  të organizatave ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe të mediave. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com