Twitter Facebook Youtube

Zoti Srdjan Popovic në panairin e grave sipërmarrëse në Shtërpce

11.04.201216:18

Më 11. Pril në Shtërpcë është mbajtur panairi  grave sipërmarrëse, të cilin e happen Presidentja e Kosovës, zonja  Atifete Jahjaga, Zëvendëskryetarja e Komunës së Shtërpcës  Lela Petkovic  dhe drejtoresha e  NDI në  Kosovë, zonja  Laura Nichols.

Pas fjalëve përshëndetëse, u diskutua në temën Sfidat  dhe mundësitë me të cilat ballafaqohen grate sipërmarrëse. Me këtë rast , zoti  Srdjan  Popovic theksoi se në situatën e tanishme  të krizës ekonomike, sipërmarrësia, përkatësisht fillimi i  bizneseve të pavarura konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme të fitimit nëpërmjet vetëpunësimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës. “Gjithashtu, barazia gjinore, si sistem i   të drejtave universale   të njeriut, nënkupton , jo vetëm zbatimin  e tij në jetën e përditshme të grave  dhe të burrave, por edhe demokratizimin e tërë shoqërisë . Sot, këtu dëshiroj të potencoj se angazhohem për mbështetje të plotë për gratë sipërmarrëse, si mënyrë e kapërcimit të krizës, mënyrë e ballafaqimit me realitetin në mënyrë të guximshme dhe dinjitoze.” – tha  zoti  Popovic, këshilltar i lartë i Kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Të pranishmit patën rastin të kënaqën duke shikuar ekspozitën me artizanate të ndryshme , të shijojnë ushqimet tradicionale dhe të bisedojnë me gratë sipërmarrëse  lidhur me sfidat e tyre dhe mënyrat për të përkrahur zhvillimin e biznesit të grave sipërmarrëse.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com