Twitter Facebook Youtube

Veshja tradicionale e boshnjakëve dhe e bashkësive etnike të Republikës së Kosovës

25.04.201214:13

Zyra e Kryeministrit / Zyra për çështje të komuniteteve i është përgjigjur ftesës për të vizituar Zagrebin  me rastin e ekspozitës së veshjes tradicionale të boshnjakëve, projekt ky i cili disa herë është financuar nga Zyra për çështje të komuniteteve.

Në sallën e Bashkësisë nacionale të boshnjakëve në Zagreb është hapur ekspozita  ,, Veshja tradicionale e boshnjakëve  dhe e bashkësive etnike të Republikës së Kosovës ’’.  Ekspozitën e vendosi  Sadrija Bajra, themelues dhe udhëheqës i Shoqërisë etnologjike kulturo-historike Talentet e rinj nga Prizreni.

Ekspozitën e hapi Kryebashkiaku i Zagrebit, zoti Millan Bandiq  i cili  falënderoi  përzemërsisht Zyrën e Kryeministrit/Zyrën për çështje të komuniteteve që i është përgjigjur ftesës dhe që ofron  mbështetje të nevojshme  për komunitetet në Kosovë.

Përfaqësuesja e  Zyrës për çështje të komuniteteve  znj. Sanella Sadikoviq deklaroi se komunitetet në Kosovë gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara për të gjithë qytetarët  me kornizën ligjore nacionale të Republikës së Kosovës, si dhe të drejta shtesë  të cilat u mundësojnë të ruajnë identitetin dhe kulturë e vet dhe për t ‘u integruar plotësisht në shoqërinë kosovare. Misioni Zyrës për çështje të komuniteteve  (ZÇK) është të kontribuojë në koordinimin e përpjekjeve  të Qeverisë për zbatimin e kornizës nacionale ligjore  për të drejtat e komuniteteve dhe për të mundësuar që politikat dhe aktivitetet e qeverisë t’i  përmbushin në mënyrë adekuate nevojat dhe interesat e komuniteteve.

Në këtë ekspozitë gjithasht ishin të pranishëm komuniteti nacional i boshnjakëve, këshilli i pakicës shqiptare të qytetit të Zagrebit, Shoqëria kulturo-artistike nga Prizreni  dhe një numër i madh i mediave .

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com