Twitter Facebook Youtube

Nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është shënuar 8 Prilli/ Dita ndërkombëtare e romëve

08.04.201215:17

Prishtinë, më 8  prill  2012.

8. Prilli  – Dita botërore e romëve të cilen sot e kremtojnë me mijëra romë në mbarë  Evropën, është shënuar edhe në Kosovë, me përkrahje të plotë të Qeverisë së Kosovës. Në ditën e sotme, njëkohësisht shënohet edhe  dyzetë-vjetori i Kongresit të parë ndërkombëtar të romëve të mbajtur  në vitin 1971 dhe është përpjekja e parë  e qytetarëve romë  për t’u  takuar bashkë dhe për t’i zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e këtij komuniteti gjthandej  Evropës .

Zyra për çështje të komuniteteve pranë kabinetit të Kryeministrit edhe në këtë vit organizoi shënimin e Ditës botërore të romëve, me organizimin e konferencës solemne  në të cilën  morën pjesë funksionarë të lartë dhe udhëheqës të institucioneve të vendit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të korit diplomatik në Kosovë.

Tubimin e hapi,  përmes urimit, këshilltari i lartë i Kryeministrit / Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve , zoti Sërxhan Popoviq i cili theksoi se Qeveria e Kosovës edhe më tej do të jetë e prkushtuar në tërësi për zgjidhjen e të gjitha  problemeve që kanë të bëjnë me komunitetet.

Ministri për komunitete dhe kthim, zoti  Radojica Tomiq, u shpreh i kënaqur që merr pjesë në këtë tubim, sepse këtë ditë e konsideron si ditë e cila i bashkon qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga dallimet etnike, kulturore ose fetare . Duke thënë se të gjitha marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe qytetarëve  dhe ndërmjet vetë qytetarëve janë të rregulluara me Kushtetutë dhe me ligjet e Kosovës, ai theksoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar  ndaj  obligimit të vet  për t’u kujdesur që dispozitat kushtetuese, sa i përket mbrojtjes së  të drejtave të komuniteteve të mundësojnë  qasje të barabaratë për romët në shoqëri si qytetarë të barabartë të Kosovës.

Z. Rouen  pastaj tha se është i inkurajuar për faktin se sheh që komuniteti rom  ka më tepër mundësi që të mbështesë vetëdije më të lartë  për identitetin e vet , kulturën dhe të drejtat e veta  . „Komuniteti rom ka një histori të gjatë në Kosovë e cila  njëkohësisht është edhe kontribut  i llojllojshmërisë së saj etnike, gjuhësore dhe fetare. Pjesëmarrja dhe kontributi efektiv i romëve është pjesë përbërëse e zhvillimit të mëtejmë të një shoqërie demokratike dhe multietnike në Kosovë  “, tha zoti  Rouen.

Në kremtimin e Ditës së romëve, përveç të sipëpërmendurëve morën pjesë edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë , përfaqësuesi i Presidencës së  Republikës së Kosovës , Zylfi Merxha, Kryetari i  PRBEK, Albert Kinolli-deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e shoqërisë civile, si dhe një numër i madh i mediave.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com