Twitter Facebook Youtube

Është venë gurëthemeli i dy shtëpive, për dy familje , raste sociale në Shillovë të Gjilanit

05.07.201211:28

Më 05 korrik 2012 Këshilltari i lartë i Kryeministrit/ Drejtor i Zyrës për çështje të komuniteteve ka vendosur gurëthemelin për ndërtimin e dy shtëpive në fshtain Shillovë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kanë marrë pjesë përveç Drejtorit të Zyrës për çështje të komuniteteve edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, z. Omer Daku, nënkryetari për çështje të komuniteteve z. Milan Stojanovic, Arben Dugova Drejtor i Administratës së Shërbimeve Publike, Zvonimir Tasic anëtar i Komitetit për komunitete, Elez Kurteshi përfaësues nga komuniteti Rom të komunës së Gjilanit, si dhe përfaësues të OSBE-së dhe KFOR-it.

Zyra për çështje të komuniteteve  do të përpiqet që edhe në të ardhmen të përmirësojë kushtet e jetës së gjithë komuniteteve në Kosovë, të ndihmojë familjeve në nevojë përmes iniciativave të ndryshme dhe aktiviteteve tha ndër të tjera z.Popovic.

Në intervistën me kontraktorët kemi marrë informatë që shtëpitë të përfundohen në afat prej 35 ditëve. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com