Twitter Facebook Youtube

U vu gurë themeli për ndërtimin e shtëpisë në fshatin Gushtericë e Epërme

14.09.201216:10

Drejtori  i Zyrës për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit  , Srdan Popovic i dhe Kryetari i Komunës së Graçanicës,  Bojan Stojanovic, kanë vënë sot  , më , 13. Shtator të vitit  2012. gurë themelin  për ndërtimin e shtëpisë familjare në Gushtericë të Epërme 

Familja  Petkovic jeton në kushte të papërshtatshme  me të ardhura minimale të cilat nuk mjaftojnë  për të mbajtur familjen.  Zyra për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit  dhe Komuna e Graçanicës problemin e kësaj familjeje  e veçuan si njërin  nga më me prioritet , kështu që sot është vënë gurë themeli   për ndërtimin  e shtëpisë së re familjare .

„Bashkëpunimi me Komunën e Graçanicës është duke vazhduar, kjo është vetëm  një shtëpi në vargun e shtëpive  që po ndërtojmë për familjet e rrezikuar në aspektin social. Tash për tash, në mbarë territorin e Kosovës jemi duke ndërtuar 6 shtëpi . Komuna ka përcaktuar, prioritetet dhe shpresoj  se së shpejti do  të gjendemi  në ndonjë kantier  tjetër ndërtimi  “, tha Popovic

Gjithashtu,drejtori  i Zyrës për çështje të komuniteteve, Srdan Popovic , theksoi  se ky është vetëm  një nga projektet  që realizohen në bashkëpunim me komunën e Graçanicës.

„Kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë  me   Zyrën për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit  , planet tona janë ambicioze, dhe së shpejti do të fillojë realizimi iedhe i disa projekteve  në territorin e Komunës së Graçanicës “, tha  Kryetari i Komunës së Graçanicës  , Bojan Stojanovic.
   
Mjetet për ndërtimin e shtëpisë për familjen  Petkovic i ka ndarë    Zyra për çështje të komuniteteve. Punimet  pritet të përfundojnë deri në fund të muajit tetor.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com