Twitter Facebook Youtube

Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve mori pjesë në konferencën “Sfidat dhe problemet në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë”

21.09.201214:21

Më19.09. 2012 u hotelin  “Emerald” në Prishtinë, organizuar  nga  Rrjeti kosovar strategjik i veprimit, është mbajtur konferenca me temën   “Sfidat dhe problemet në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë”. Në këtë konferencë e cila kishte për qëllim inicimin e  zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë, kanë folur  Srdan Popovic, Drejtor  i Zyrës për çështje të komuniteteve, Petar Miletic  nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Suzana Salaji, Komisionare për gjuhë, Sonja Skarep këshilltare-CDF pranë Zyrës për çështje të komuniteteve  ,  Zharko Joksimovic, drejtor i  RTK2, Nebojša Simic drejtor i  CDKD, Nenad Maksimovic ,Qendra për paqe dhe tolerancë, Živojin Rakocevic, RRA.

Në këtë konferencë gjithashtu ishin të pranishëm anëtarë të sektorit joqeveritar, të OSBE-së përfaqësues të BE në Kosovë si dhe mediet

Drejtor  i Zyrës për çështje të komuniteteve, në fjalën e tij theksoi se më qëllim të përmirësimit të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë, Qeveria, në vitin e kaluar ka formuar grupin e punës për reformën e Komisionit të gjuhëve  i cili hartoi Rregulloren e re në bazë së të cilës është emëruar Komisionari për gjuhë, si dhe janë krijuar dy mekanizma për mbështetjen e Zyrës së komisionarit

“Me qëllim që zbatimi i ligjit të jetë më i suksesshëm, është i domosdoshëm forcimi i bahkëpunimit me të gjtha institucionet në nivel qendror dhe lokal si dhe fuqizimi i partneritetit me sektorin civil i cili mund të japë kontribut të dukshën në këtë fushë ngase ka përvojë nga puna në terren, ka të zhvilluar  rrjetin e kontakteve dhe me kapacitetet e veta profesionale mund të ofrojë ndihnë të konsiderueshm.Ky është një proces afatgjatë i cili kërkon kohë dhe përkushtim, por besoj se me një punë të përbashkët mund të arrijmë rezultate të mira.

Si drejtor  Zyrës për çështje të komuniteteve, e cila aktualisht edhe i ofron mbështetje të domosdoshme komisionarit të gjuhëve, mund të premtoj se Zyra për çështje të komuniteteve edhe më tutje do të vazhdojë punën në fushën e përdorimit të gjuhëve, si një nga çështjet prioritare,” tha drejtori  Popovic.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com