Twitter Facebook Youtube

Edhe një familje do të kalojë dimrin në ambient të ngrohtë

01.10.201219:42

Falë donacionit të Zyrës për Çështje të komuniteteve/ Zyra e Kryeministrit, familja pesë anëtarëshe Abazi nga Llabjani i Novbërdes, i është gëzuar shtëpisë së re dhe këtë dimër do ta kalojë në ambient të ngrohtë.

Dje më 27.09.2012, Drejtori i Zyrës për Çështje të komuniteteve, z. Srdjan Popović, në ceremoninë e rastit dorëzoi çelsat kësaj familje dhe i përgëzoi për shtëpinë e re, duke theksuar se ky nuk  është i vetmi donacion në këtë komunë, por janë duke u implementuar edhe projekte tjera.

Ne kemi vlerësuar theksoi z. Popović, se Komuna e Novobërdës duhet përkrahur, gjithnjë duke marrë parasysh gjendjen ekonomike që ka Novbërda si komunë nga më të varfërat. Prandaj, theksoi ai, nuk kanë munguar projektet edhe më parë, por do të ketë edhe në të ardhmen.

Edhe Kryetari i Komunës së Novobërdes, z. Bajrush Imeri, u falënderua përzemërsisht për ndihmën dhe përkrahjen që po i bëhet nga Zyra për çështje të komuniteteve, duke theksuar se kjo komunë multietnike ka nevojë për përkrahje edhe më të madhe, por që nga kjo zyrë ka pasur një përkrahje të vazhdueshme, gjë që ka bërë që të zgjidhen shumë probleme.

Shpresojmë se këtë përkrahje do ta kemi edhe në të ardhmen dhe se do të ndihmohen edhe disa raste sociale.

Edhe përfituesi i këtij donacioni, falënderoi z. Popović për ndihmën që i është dhënë, dhe u shpreh i lumtur që i është zgjidhur problemi i banimit.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com