Ngritja e Vetëdijesimit dhe Informimi Publik
Ngritja e Vetëdijesimit dhe Informimi Publik
Zyra për Çështje të Komuniteteve angazhohet për ngritjen e vetëdijesimit të opinionit publik, duke ofruar informata rreth çështjeve të komuniteteve në përgjithësi.
Në rastet kur i adresohet komuniteteve jo-shumicë, qëllimi i Zyrës për Çështje të Komuniteteve është i dyfishtë:
1. Ngritë nivelin e njohjes për pjesëtarët e komuniteteve për të drejtat e tyre, dhe përgjegjësitë që i kanë institucionet e ndryshme për ti zbatuar këto të drejta të komuniteteve jo-shumicë. Zyra për Çështje të Komuniteteve vlerëson që angazhimi i komuniteteve jo-shumicë në monitorimin dhe zbatimin e të drejtave të tyre nga qeveria, është një kontribut esencial për të siguruar respektimin e të drejtave të komuniteteve. Ngritja e vetëdijesimit të komuniteteve jo-shumicë është një parakusht për një mbikëqyrje qeveritare të tillë nga vetë komunitetet.
2. Rritja e besimit të pjesëtarëve të komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke ofruar informata të drejtpërdrejta për komunitetet, rreth aktiviteteve qeveritare që synojnë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Zyra për Çështje të Komuniteteve synon të ngritë dukshmërinë e veprimeve qeveritare për komunitetet, në mënyrë që kjo të rrisë besimin e tyre në qeveri.
Sa i përket komuniteteve shumicë, Zyra për Çështje të Komuniteteve zhvillon aktivitete më qëllim të ngritjes së vetëdijesimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për identitetet e komuniteteve jo-shumicë, si dhe për shqetësimet specifike më të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme. Qëllimet janë kultivimi i tolerancës dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Kosovë.