Të gjithë individët në Republikën e Kosovës kanë të drejtë të barabartë për të gëzuar mbrojtje të të drejtave fundamentale njerëzore të tyre. Për shembull, mbrojtja e tillë ngërthen mbrojtjen e përgjithshme kundër diskriminimit, të drejtën në jetë, lirinë e të shprehurit dhe mbledhjes, dhe shumë të drejta tjera.
Mos-diskriminimi Të gjithënjerëzve në Kosovë ju garantohet mbrojtje shtetërore nga diskriminimi. Në rastet kur diskriminimi i tillë i pengon pjesëtarët e komuniteteve në ushtrimin e këtyre të drejtave fundamentale, shteti duhet të marrë masa speciale për të parandaluar këtë.
Bazat për ndalimin e diskriminimit
Diskriminimi ndalohet në baza të ndryshme. Posaçërisht relevante për komunitetet janë bazat e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo religjioz.1
Diskriminimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë
Diskriminimi përfshin edhe diskriminimin e drejtpërdrejtë edhe të tërthortë.
- Diskriminimi i drejtpërdrejtë ndodh kur një person trajtohet në mënyrë më të pafavorshme se një person tjetër në situatë të ngjashme.
- Diskriminimi i tërthortë ndodh kur një dispozitë apo praktikë që në dukje është neutrale, në fakt vë në pozitë të pafavorshme një grup të caktuar njerëzish, për shkak të identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar. 2
Nëse ju bini pre e akteve të diskriminimit apo kërcënimit përfshirë frikësimin, veprimet armiqësore apo dhunën si rezultat i faktit që bëni pjesë apo jeni i ndërlidhur me një komunitet të caktuar, shteti është i obliguar që të ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për tju mbrojtur.3 Ngjashëm, nëse nuk jeni në gjendje të ushtroni të drejtat tuaja fundamentale, shteti duhet të ndërmarrë masa të posaçme për tju mundësuar këtë.
[Vëreni se këto masa në vete nuk konsiderohen diskriminuese, por duhet të aplikohen deri sa të jetë arritur qëllimi i tyre. 4 ]
1 Ligji për Komunitetet, Neni 3.3. Duhet theksuar se ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit që parashtrohet me Ligjin Kundër Diskriminimit, të vitit 2004, liston edhe baza tjera, siç është gjinia (Neni 2.a).
2 Ligji për Komunitetet, Neni 3.3; Ligji Kundër Diskriminimit, Neni 2.a, 3.a, 3.b.
3 Ligji për Komunitetet, Neni 3.2.
4 Ligji për Komunitetet, Nenet 3.3, 1.2.
Siguria dhe liria e lëvizjes Si pjesëtar i komunitetit, juve ju garantohen edhe liria e lëvizjes edhe siguria e mbrojtja në tërë vendin. Shteti është i obliguar që këto të drejta ti mbrojë në emër tuaj.1 Këto të drejta aplikohen krahas të drejtave tuaja si qytetar apo banor legjitim të Kosovës për të zgjedhur vetë vendbanimin tuaj.2
1 Ligji për Komunitetet, Neni 3.5.
2 Kushtetuta, Nenet 29.1, 35.
Të drejtat e ndërlidhura me identitetin Kjo kaptinë përqendrohet në çështje më të gjera që kanë të bëjnë me identitetin, siç janë e drejta për tu asocuar me një komunitet të caktuar, dhe ndalimi i asimilimit të detyruar.
E drejta e asocimit vullnetar
Nëse i përkisni një komuniteti, jeni të lirë të zgjedhni nëse doni të trajtoheni si pjesëtar i atij komuniteti, apo nëse nuk doni ti ushtroni të drejtat që i përkasin komunitetit tuaj. Çfarëdo vendosje në situatë të pafavorshme, apo diskriminimi me të cilin mund të përballeni si rezultat i zgjedhjes së bërë, përbën vepër joligjore.1
Ndalimi i asimilimit të dhunshëm
Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti, ju nuk mund ti nënshtroheni politikave apo praktikave të cilat mëtojnë tju asimilojnë kundër dëshirës suaj. 2 Nëse kjo ndodh, ju keni të drejtë të gëzoni mbrojtje nga shteti.
1 Ligji për Komunitetet, Neni 1.5.
2 Ligji për Komunitetet, Neni 2.3.
Kultura dhe religjioni Të drejtat e komuniteteve në Kosovë në masë të gjerë theksojnë të drejtën për të mbrojtur dhe promovuar kulturën e komunitetit dhe sigurinë e lirisë fetare. Ato janë të parashtruar në mënyrë më të detajuar në kaptinat 1 dhe 2 më poshtë.
Për shumë komunitete në Kosovë mbrojtja e trashëgimisë fetare dhe kulturore është tejet e rëndësishme. Këto të drejta janë parashtruar në kaptinën 4. Në këtë kontekst, komuniteti serb gëzon të drejta të veçanta.
Kultura
Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti në Kosovë, ju keni të drejta kushtetuese për ta shprehur, mbajtur dhe zhvilluar më tej kulturën dhe traditat tuaja. Ju gjithashtu keni të drejtë të administroni zhvillimet tuaja kulturore.1 Shteti ka për obligim tju krijojë kushte juve dhe komunitetit tuaj për të realizuar këtë.2
Organizatat dhe shoqatat përfaqësuese të komuniteteve
Si komunitet, ju keni të drejtë të themeloni organizata përfaqësuese të komunitetit. Ato inkurajohen tju ndihmojnë në menaxhimin e resurseve që ju vihen në dispozicion për të avancuar jetën kulturore të komunitetit.3 Megjithatë, funksioni kryesor i tyre është që të shërbejnë si organizata mbrojtëse të komunitetit tuaj dhe ta përfaqësojnë atë në Këshillin Konsultativ për Komunitete (KKK). 4
KKK, si pjesë e Zyrës së Presidentit, është themeluar me Dekret Presidencial më 15 shtator të vitit 2008. Në të përfshihen përfaqësues të të gjitha komuniteteve në Kosovë, të cilët delegohen nga organizatat përfaqësuese të komuniteteve të përshkruara më lartë, si dhe përfaqësues të Qeverisë. Ai parashihet ta ndihmojë pjesëmarrjen politike të komuniteteve në nivel qendror, duke vepruar si mekanizëm për këmbim të rregullt të informatave mes komuniteteve dhe Qeverisë. Ai gjithashtu ka për qëllim që komuniteteve tu japë mundësi të komentojnë iniciativat ligjore dhe politike në etapa të hershme të sajimit të tyre.
Ju dhe komuniteti juaj gjithashtu keni të drejtë të themeloni shoqata qytetare kulturore, artistike, shkencore dhe edukative dhe shoqata tjera.5 Ato duhet të veprojnë në pajtim me kodin e mirësjelljes sa i përket përfaqësimit, funksionimit demokratik, efikasitetit dhe transparencës financiare, të cilat duhet të adaptohen nga organizata përfaqësuese e juaj përmes KKK-së. 6
Vëreni se organizatat dhe shoqatat e komuniteteve kanë të drejtë për mbështetje dhe ndihmë financiare, përfshirë edhe atë nga nga Qeveria. 7
Simbolet
Komuniteti juaj dhe organizata përfaqësuese e komunitetit tuaj kanë të drejtë të përdorin dhe ti vënë në dukje simbolet tuaja. 8
Kontakti i lirë
Si pjesëtar i një komuniteti, ju dhe organizata e juaj përfaqësuese keni të drejtë të mbani kontaktet me persona tjerë qoftë në Kosovë apo në ndonjë shtet tjetër me të cilët keni identitet të përbashkët etnik, kulturor, fetar apo gjuhësor, apo trashëgimi kulturore të përbashkët. 9
Religjioni
Republika e Kosovës është shtet sekular, nuk ka religjion zyrtar dhe është neutral sa i përket çështjeve të besimit fetar. 10
Sikur edhe të gjithë banorët e Kosovës, ju keni të drejtë në lirinë e besimit, ndërgjegjes dhe fesë, të cilat iu garantohen të gjithë personave në Kosovë.11 Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur, mos pasur, mbajtur apo ndryshuar fenë apo besimin. Gjithashtu, kjo përfshin të drejtën e manifestimit të fesë apo besimit (adhurimin, mësimdhënien, praktikumin apo vëzhgimin), qoftë i vetëm qoftë në komunitet me të tjerët, qoftë publikisht qoftë privatisht. 12
Si ju ashtu edhe komuniteti juaj keni të drejtën e lirisë së religjionit. Shtetit nuk i ndalohet shprehimisht interferimi me këtë të drejtë 13 , por ai obligohet të mbrojë praktikimin e riteve fetare, formave tradicionale të jetës fetare, përfshirë jetën në monastire dhe arsimimin fetar, si dhe pronën kishtare. 14
Ju dhe komuniteti juaj keni të drejtë të themeloni organizata dhe institucione fetare të komunitetit tuaj.15
Festat tradicionale dhe fetare
Ju dhe komuniteti juaj keni të drejtë të festoni festat tuaja tradicionale dhe fetare në mënyrë të lirë dhe të hapur, në pajtim me ligjin.16
Trashëgimia fetare dhe kulturore
Të përgjithshme
Republika e Kosovës ka obligim ligjor të mbrojë trashëgiminë kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve. Nëse komuniteti juaj beson se lokacione apo monumente të caktuara kanë rëndësi kulturore dhe fetare, shteti është i obliguar ti mbrojë ato.
Qeveria mund tia delegojë detyrën e kujdesjes për këto lokacione organizatës së komunitetit tuaj, me kusht që ajo organizatë ka vullnet dhe mundësi për të kryer atë. Për kryerjen e këtij obligimi mund të ofrohen edhe mjete financimi. 17
Kisha Ortodokse Serbe
Nëse jeni pjesëtar i komunitetit Serb në Kosovë, ju dhe komuniteti juaj gëzoni të drejta shtesë sa i përket mbrojtjes së monumenteve tuaja fetare, historike dhe kulturore, veçanërisht të Monastireve Ortodokse Serbe. 18
Zonat e Veçanta të Mbrojtjes (ZVM) janë krijuar përreth monumenteve, grupeve të ndërtesave, fshatrave apo qendrave historike të cilat janë me rëndësi të veçantë për komunitetin serb. Nëse një zonë është përcaktuar të jetë ZVM, ajo mbrohet nga zhvillimet në të dhe nga veprimtaritë të cilat mund ta dëmtojnë kontekstin historik, kulturor, arkitektonik apo arkeologjik të saj, apo mjedisin natyror a estetik të saj.19
Ky proces monitorohet dhe udhëhiqet nga një Këshill për Implementim dhe Monitorim (KIM). Në rast të kontestit mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteteve qendrore apo lokale të Kosovës, KIM mund të ndërmjetësojë mes dy palëve.20
1 Kushtetuta, Neni 59.1; Ligji për Komunitetet, Neni 5.1.
2 Ligji për Komunitetet, Neni 2.2.
3 Ligji për Komunitetet, Neni 11.5.
4 Ligji për Komunitetet, Neni 5.3.
5 Ligji për Komunitetet, Neni 5.2.
6 Ligji për Komunitetet, Neni 5.3.
7 Ligji për Komunitetet, Neni 5.4.
8 Ligji për Komunitetet, Neni 5.6.
9 Ligji për Komunitetet, Neni 5.7.
10 Kushtetuta, Neni 8; Ligji për Komunitetet, Neni 7.1.
11 Kushtetuta, Neni 38.1 ; Ligji për Komunitetet, Neni 7.2.
12 Ligji për Komunitetet, Neni 7.2.
13 Ligji për Komunitetet, Neni 7.3.
14 Ligji për Komunitetet, Neni 7.4.
15 Ligji për Komunitetet, Neni 7.7.
16 Ligji për Komunitetet, Neni 5.5.
17 Ligji për Komunitetet, Neni 5.12.
18 Ligji për Komunitetet, Neni 7.6; Ligji për Krijimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtjes, Neni 1.
19 Ligji për Krijimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtjes, Neni 2.
20 Ligji për Krijimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtjes, Neni 4.
Gjuha Çështja e gjuhës është absolutisht kyçe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë, pasi që ajo ka ndikim në shumë fusha tjera të rëndësisë së veçantë për komunitetet, siç janë arsimi, pjesëmarrja politike, mediat, dhe qaja e barabartë, mes tjerash, në mundësi punësimi.
Kjo kaptinë do të shtjellojë dispozitat që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve në sferën publike, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal; në shërbime publike; në sistemin e drejtësisë; dhe në sferën private. Çështja e gjuhëve në kontekst të arsimit dhe mediave dhe të trajtohet ndaras në kaptinat në vijim, respektivisht në kaptinat G dhe H.
Përdorimi i gjuhëve në nivel kombëtar
a.Gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës
Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe serbe, dhe alfabetet përkatëse të tyre.
Çdo person në Kosovë ka të drejtë të komunikojë me institucionet qendrore dhe të pranojë shërbimet apo dokumentet publike në cilëndo gjuhë zyrtare. Të gjitha institucionet qendrore duhet siguruar dhe mundësuar këtë. 1
b.Takimet dhe puna e institucioneve qendrore
Tek institucionet qendrore, gjuhët zyrtare të Kosovës gëzojnë status të barabartë.2
Të gjitha ligjet e Kuvendit të Kosovës duhet të miratohen dhe publikohen në gjuhët zyrtare. Të dyja versionet gëzojnë autoritet të barabartë.4 Ligjet e shpallura (ligjet që janë shpallur formalisht) duhet të publikohen edhe në gjuhët Boshnjake dhe Turke.5
Dosjet zyrtare dhe dokumentet zyrtare duhet të mbahen dhe lëshohen në gjuhë zyrtare.5
Nëse jeni zyrtar apo punonjës i cilitdo institucion qendror, ju keni të drejtë të përdorni në punën tuaj cilëndo gjuhë zyrtare. Kjo e drejtë duhet të mundësohet nga institucioni përkatës, posaçërisht gjatë debateve, procedurave dhe takimeve, si dhe në të gjitha takimet publike që organizohen nga to.6 Nëse ju kërkoni, institucioni duhet të ofrojnë përkthim në të gjitha takimet nga njëra gjuhë zyrtare në tjetrën.7
Nëse gjuha juaj zyrtare nuk është një nga gjuhët zyrtare në Kosovë, ekzistojnë dispozita speciale të cilat janë të zbatueshme për ju në kontekst të institucioneve qendrore:
- Qeveria. Nëse jeni anëtar i Qeverisë dhe gjuha juaj amtare nuk është një nga gjuhët zyrtare, ju keni të drejtë që gjuhën tuaj ta përdorni në të gjitha takimet e institucioneve qendrore, si dhe në të gjitha takimet publike të organizuara nga to. Sipas kërkesës suaj, institucionet qendrore duhet të sigurojnë përkthim.8
- Kuvendi i Kosovës. Nëse jeni deputet i Kuvendit dhe gjuha juaj amtare nuk është një nga gjuhët zyrtare, ju keni të drejtë të përdorni gjuhën tuaj amtare gjatë punës, debateve dhe procedurave tjera të Kuvendit, dhe Komisioneve përkatëse, si dhe në të gjitha takimet publike të organizuara nga ai. Sipas kërkesës suaj, duhet tju sigurohet përkthim në gjuhën tuaj amtare. Të gjitha dokumentet që ju i dorëzoni në gjuhën tuaj amtare duhet të përkthehen në gjuhë zyrtare dhe të gjitha përgjigjet që ju i pranoni duhet të jenë në gjuhën tuaj amtare.9
- Ombudspersoni. Nëse gjuha juaj amtare nuk është një nga gjuhët zyrtare të Kosovës dhe ju doni të parashtroni ankesë në zyrat e Ombudspersonit, ju keni të drejtë të paraqitni ankesat tuaja verbale apo shkresat tuaja në gjuhën tuaj amtare. Ju gjithashtu keni të drejtë të pranoni përgjigjen në gjuhën tuaj amtare. 10 Më shumë detaje mbi dorëzimin e ankesave tek Ombudspersoni janë dhënë në kaptinën III.A më poshtë.
2. Përdorimi i gjuhëve në nivel komunal
Siç u theksua më lartë, gjuha shqipe dhe serbe gëzojnë status zyrtar në tërë Kosovën dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes. Megjithatë, edhe gjuhët e komuniteteve tjera mund të fitojnë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal, në rast se plotësohen disa parakushte demografike.
a. Gjuhët me status zyrtar në nivel komunal
Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti gjuha e të cilit nuk është gjuhë zyrtare, ndërsa që komuniteti juaj përbën së paku 5% të popullatës komunale, gjuha juaj mund të shpallet gjuhë zyrtare në nivel komunal.
[Ka një përjashtëm të veçantë nga ky rregull: nëse jeni pjesëtar i komunitetit Turk, gjuha juaj gëzon statusin e gjuhës zyrtare në komunën e Prizrenit, pa marrë parasysh faktorët demografik.11 ]
b. Gjuhët në përdorim zyrtar në nivel komunal
Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti gjuha e të cilit nuk është gjuhë zyrtare, ndërsa që komuniteti juaj përbën mes 3% dhe 5% të popullatës në komunë, gjuha juaj mund të bëhet gjuhë në përdorim zyrtar në nivel komunal.
Përveç kësaj, nëse gjuha e komunitetit tuaj është folur tradicionalisht në komunën e caktuar, ajo do të konsiderohet gjuhë në përdorim zyrtar në po këtë komunë.12
c. Takimet dhe punimet e institucioneve komunale
i. Gjuhët zyrtare në nivel komunal
Në institucione komunale, gjuhët zyrtare të komunës gëzojnë status të barabartë.13 Vëreni se gjuhët zyrtare me këtë rast i referohen gjuhës shqipe dhe serbe dhe të gjitha gjuhëve të komuniteteve tjera që kanë fituar statusit zyrtar në nivel komunal (shih kaptinën II.F.2 më lartë).
Nëse gjuha e komunitetit tuaj gëzon statusin zyrtar në nivel komunal, atëherë ju keni të drejtë të komunikoni me institucionet komunale dhe zyrtarët komunal në atë gjuhë. Kjo përfshin të drejtën për të pranuar shërbimet dhe dokumentet publike në gjuhën përkatëse. Të gjithë përfaqësuesit komunalë dhe trupat ekzekutivë komunal kanë për detyrë të sigurojnë mundësimin e kësaj. 14
Të gjitha gjuhët zyrtare kanë status të barabartë në takime dhe punime të institucioneve komunale. Sipas kërkesës suaj, institucionet komunale duhet të sigurojnë përkthimin nga një gjuhë zyrtare ne gjuhën zyrtare tjetër gjatë takimeve komunale si dhe gjatë takimeve publike të organizuara nga komunat.15
Rregulloret dhe aktet sekondare duhet të shtypen dhe publikohen në gjuhët zyrtare të komunës. Versionet në të gjitha gjuhët gëzojnë të njëjtin autoritet.16
Dokumentet zyrtare duhet të mbahen dhe lëshohen në të gjitha gjuhët zyrtare të komunës. Në këtë mes përfshihen shënimet nga takimet, regjistrat zyrtarë të përfaqësuesve komunalë dhe trupave ekzekutivë komunalë, regjistrat publikë, e kështu me radhë.
Emrat zyrtarë të institucioneve dhe organeve komunale duhet të paraqiten në gjuhët zyrtare të komunës, sikur edhe shenjat zyrtare që paraqesin emrat e komunave, fshatrave, rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike.17
ii. Gjuhët në përdorim zyrtar në nivel komunal
Nëse gjuha e komunitetit tuaj është gjuhë në përdorim zyrtar në nivel komunal (shih kaptinën II.F.2.b më lartë), ju keni të drejtë që institucioneve komunale apo zyrtarëve komunalë ti drejtoheni gojarisht apo me shkrim në atë gjuhë, dhe të kërkoni dokumentet në të. Sipas kërkesës suaj, institucionet duhet tju përgjigjen në atë gjuhë.18 Ngjashëm, sipas kërkesës suaj, përfaqësuesit komunalë dhe/apo trupat ekzekutivë duhet të sigurohen se rregulloret komunale dhe aktet tjera komunale të lëshohen dhe publikohen në atë gjuhë.19
3. Përdorimi i gjuhëve në shërbime publike
Në ndërmarrjet që kryejnë shërbime publike, gjuhët zyrtare gëzojnë status të barabartë.20
Ju keni të drejtë të komunikoni me ndërmarrje që ofrojnë shërbime publike në cilëndo gjuhë zyrtare në Kosovë, sa i përket ofrimit të shërbimeve dhe dhënies së dokumenteve nga to, përfshirë gjuhët zyrtare komunale dhe gjuhët në përdorim zyrtar në komunën e caktuar. Secila ndërmarrje e tillë është e obliguar që ta bëjë këtë lloj komunikimi të mundshëm.21
4. Përdorimi i gjuhëve në sistemin e drejtësisë
a. Arrestimi
Nëse arrestoheni apo ngarkoheni me ndonjë vepër penale, ju keni të drejtë që sa më shpejt dhe në një gjuhë që e kuptoni të informoheni për arsyet e arrestit dhe të ngarkimit të çfarëdo vepre ndaj jush.22 Nëse jeni pjesëtar i komuniteteve gjuha amtare e të cilave nuk është një nga gjuhët zyrtare, ju këto informata do ti merrni në gjuhën tuaj amtare.23
b.Procedurat gjyqësore
i) Përdorimi i gjuhëve zyrtare
Gjuhët zyrtare duhet të përdoren në baza të barabarta në të gjitha procedurat gjyqësore.24
Nëse merrni pjesë në ndonjë procedurë penale, autoritetet përkatëse (gjykatat, prokuroritë, etj.) duhet tju sigurojnë përdorimin e gjuhës zyrtare sipas zgjedhjes suaj.25 Ju gjithashtu mund të kërkoni që procedurat tju përkthehen në mënyrë simultane nga një gjuhë zyrtare në tjetrën.26
ii) Përdorimi i gjuhëve tjera
Nëse jeni palë në procedura gjyqësore dhe nuk flisni dhe nuk kuptoni gjuhën (apo gjuhët) që në të përdoren, ju keni të drejtë të përdorni gjuhën tuaj. Nëse i përkisni një komuniteti gjuha amtare e të cilit nuk është një nga gjuhët zyrtare, ju komunikimin do ta kryeni në gjuhën tuaj amtare.27 Kjo e drejtë në veçanti zbatohet sa i përket të drejtës së parashtrimit të shkresave, dëshmive dhe dëgjimit të fakteve dhe dëshmive të rastit.28 Në këtë kuptim, autoritetet gjyqësore të përfshira në procedurë janë të obliguara tju sigurojnë përkthyes pa pagesë.29
Gjykatat mund të lëshojnë dokumente në lidhje me procedurat në gjuhën zyrtare të zgjedhur për zhvillim të procedurës. Megjithatë, nëse ju jeni palë në procedurë, ju gjithashtu mund të kërkoni që dokumentet të lëshohen në gjuhët tjera zyrtare.30
c. Burgosja
Institucionet penale dhe të burgimit duhet të sigurojnë që stafi i tyre të flet gjuhën (apo gjuhët) që fliten apo kuptohen nga shumica e të burgosurve.
Nëse jeni burgosur, dhe mund të dëshmoni se keni nevojë gjegjëse, ju keni të drejtë tju sigurohet përkthim në një gjuhë të cilën e kuptoni.31
5. Emrat personal
Emrat dhe mbiemrat tuaj duhet vënë në dokumentet zyrtare (regjistrat publik, dokumente të identifikimit personal, etj.) në gjuhën zyrtare të cilën ju e zgjidhni. Shkrimi i këtyre të dhënave duhet bërë në alfabetin e gjuhës suaj të preferuar, dhe të bëhet në pajtim me traditën dhe sistemin gjuhësor të kësaj gjuhe. Forma që ju e zgjidhni duhet të shfrytëzohet nga zyrtarët publik.32
6. Përdorimi i gjuhëve në sferën private
Në ndërmarrje private, institucione private, shoqata dhe organizata private dhe aktivitete vetë-punësuese ju keni të drejtë të përdorin gjuhën (apo gjuhët) që ju zgjedhni.33
Megjithatë, në rastet kur gjuha nuk është gjuhë zyrtare ndërsa që aktivitetet në fjalë prekin interesin legjitim të publikut (rendin publik, sigurinë publike, shëndetin apo të drejtat e të tjerëve), institucionet e Kosovës do kërkojnë që të shfrytëzoni një nga gjuhët zyrtare.34
1 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 4.2.
2 Ligji për Komunitetet, Neni 4.1.
3 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 5.4.
4 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 5.4.
5 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 4.5.
6 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 4.7.
7 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Nenet 4.3, 5.1.
8 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 4.4.
9 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 5.2.
10 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 6.
11 Ligji për Komunitetet, Neni 2.3.
12 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 2.4.
13 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 7.1.
14 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 7.2.
15 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 7.3.
16 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Nenet 7.6.
17 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 9.
18 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 8.1.
19 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Nenet 8.2 dhe 8.3.
20 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni, 30.1.
21 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Nenet 30.2, 30.3.
22 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 15.1.
23 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 15.2.
24 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 12.1.
25 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 12.2.
26 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 13.1.
27 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Nenet 16.2, 17.2.
28 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Nenet 16.1, 17.1.
29 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 16.3.
30 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 14.
31 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 18.
32 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Nenet 27.1, 27.2.
33 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 29.1.
34 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 29.2.
Mediet Mediet e hapura dhe të pavarura kanë rëndësi të veçantë në çdo shoqëri demokratike. Rëndësia e informatave dhe qasshmërisë së tyre për audiencën e gjerë është parakusht jetësor për të drejtat e lirisë së shprehjes dhe pjesëmarrjes politike.
Të drejtat e komuniteteve në media në Kosovë janë të ndërlidhura ngushtë me obligimet shtetërore të transmetuesit publik, i cili mëton të kanalizojë perspektivat e komuniteteve në transmetimet e lajmeve në vend; dhe me dispozitat speciale për një televizion në gjuhën serbe.
1. Të përgjithshme
Si pjesëtar i komuniteteve, ju dhe komuniteti juaj keni të garantuar qasjen pa diskriminim në informata.1 Kjo qasje përfshin gazetat ditore dhe shërbimet elektronike. Ju gjithashtu keni të drejtë të shfrytëzimit të një numri të frekuencave të rezervuar në mediat elektronike.2 Juve gjithashtu ju garantohet pranim i lirshëm i transmetimeve ndërkufitare, qoftë në mënyrë direkte, qoftë përmes transmetimit apo ritransmetimit.3
Megjithatë, vëreni se të gjitha këto to drejta i nënshtrohen rregullores që ndalon nxitjen apo shpërndarjen e urrejtjes apo jo-tolerancës racore, etnike apo fetare.4
2. Transmetuesi publik
Të gjitha komunitetet në Kosovë kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në mediat që bëjnë transmetim publik, ndërsa që atyre ju alokohet koha për programet e komuniteteve të tyre në kanalet e transmetuesve publik.5 Specifikisht, Radio Televizioni i Kosovës, institucion që kryen transmetim publik, duhet tia dedikojë jo më pak se 10% të buxhetit programor dhe jo më pak se 15% të kohës programore përshirë lajmet në termine kryesore në baza proporcionale, komuniteteve jo-shumicë. Këto transmetimet duhet të jenë në gjuhët përkatëse të komuniteteve.6 Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre duhet të kenë rol udhëheqës në krijimin dhe prezantimin e këtyre programeve.7
Politika e emetimit publik në Kosovë është e dizajnuar për të promovuar prodhimet nga mediat lokale, si dhe për të ofruar një sërë shërbimesh cilësore të emetimit. Gjithashtu ajo ka për qëllim të inkurajojë shpërndarjen më të gjerë të mundshme gjeografike, me qëllim të sigurimit të shërbimeve për të gjitha komunitetet në Kosovë. Alokimi i frekuencave të emetimit duhet të merr parasysh nevojat e komunitetit dhe kapacitetet e tregut, ndërsa që tërë programimi duhet të pasqyrojë barazinë mes qytetarëve dhe komuniteteve.8
Komisioni i Pavarur për Media (KPM) është një organ politikisht neutral, përgjegjës për implementimin e kësaj politike. Ai përbëhet nga tri organe të ndara:
- Këshilli
- Zyra e Kryeshefit Ekzekutiv, dhe
- Bordi për Ankesa të Mediave.
Përbërja e Këshillit është relevante për komunitetet. Pesë (5) nga shtatë (7) anëtarët e Këshillit duhet të jenë banorë të Kosovës (pjesëtarë të shoqërisë civile), dhe duhet të respektojnë përfaqësimin e komuniteteve etnike në Kosovë.9 Një anëtar i përhershëm (1) emërohet nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa katër tjerë (4) nominohen nga individë dhe organizata të pranishme ligjërisht në Kosovë. Këtu përfshihen, për shembull:
- Shoqatat e regjistruara të gazetarëve,
- Shoqata të emetuesve,
- Organizata joqeveritare të përfshira në punën e mediave, mbrojtjen e lirisë së të shprehurit dhe drejta të njeriut,
- Përfaqësues nga qarqet akademike
- Përfaqësues nga komuniteti i juristëve, dhe
- Të tjerët që mund të jenë relevantë.
Për të mësuar më shumë detaje mbi procedurën e emërimeve, ju lutemi ti referoheni Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetimin (Ligji Nr. 02/L-015). Tekstin e plotë të këtij ligji mund ta shkarkoni në adresën:
http://www.imc-ko.org/IMG/pdf/IMC_Law_ENG_FINAL.pdf .
Nëse dëshironi të parashtroni ankesë pranë KPM-së, ju lutemi të përcillni procedurën e sqaruar në kaptinën III.D.4 më poshtë.
3. Televizioni në gjuhën serbe
Nëse jeni pjesëtar i komunitetit serb në Kosovë, Qeveria ka për obligim ti ndërmerr të gjitha masat në dispozicion për të siguruar një plan frekuencash ndërkombëtare të cilat do ti sigurojnë komuniteti tuaj qasje në një kanal televiziv në gjuhën serbe, që do jetë i licencuar, i pavarur dhe do të mbulojë tërë Kosovën, e cili do të funksionojë në mënyrë efektive dhe pa diskriminim. 10
1 Ligji për Komunitete, Neni 6.1.
2 Ligji për Komunitete, Neni 6.1.
3 Ligji për Komunitete, Neni 6.6.
4 Ligji për Komunitete, Neni 6.8.
5 Ligji për Komunitete, Neni 6.2.
6 Law on Radio Television of Kosovo, Neni 6.6.
7 Ligji për Komunitete, Neni 6.3.
8 Ligji për Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetim, Nenet 3.3, 8.5.
9 Ligji për Komunitete, Neni 6.7.
10 Ligji për Komunitete, Neni 6.5.
Arsimi Arsimi është i rëndësisë kyçe për komunitetet në Kosovë, jo vetëm për shkak se përbën burim primar të ideve dhe njohurive për një gjeneratë, por për shkak se ka implikime të jashtëzakonshme praktike për qasje të barabartë në punësim dhe mundësi sociale.
Krahas dispozitave që ndërlidhen me plan-programin kombëtar, të drejtat e komuniteteve për arsim në Kosovë janë të ndërlidhura ngushtë me të drejtat gjuhësore, në veçanti sa i përket gjuhës së mësimdhënies.
1. Plan-programi
Plan-programi kombëtar i arsimit në Kosovë duhet të mbulojë historinë, kulturën dhe atributet tjera të komuniteteve që tradicionalisht janë të pranishme në vend, me qëllim të stimulimit të një fryme të respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës mes të gjitha komuniteteve në Kosovë.1 Në pajtim me këtë qëllim, synim i deklaruar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është një sistem unik i arsimimit në Kosovë, i cili respekton dallimet gjuhësore, kulturore, historike, artistike dhe tradicionale, përmes të cilave kultivohet identiteti kombëtar.2 Për të siguruar inpute maksimale nga komuniteti, është theksuar se plan-programi kombëtar në Kosovë do të sajohet në konsultim me organizatat përfaqësuese të komuniteteve.3
Edhe pse organizatat përfaqësuese të komuniteteve nuk janë themeluar ende, MASHT ka përpiluar një plan strategjik për arsim parauniversitar, që mbulon periudhën mes 2007 dhe 2017, i cili është i dizajnuar për tu dhënë komuniteteve mundësi për pjesëmarrje në reformimin dhe zhvillimin e sistemit arsimor të Kosovës. Deri tani, komuniteti Boshnjak, Turk, dhe ai Rom, Ashkali dhe Egjiptas kanë krijuar grupet e ekspertëve të cilat do tu ndihmojnë në hartimin e programeve për lëndët e gjuhës amtare, historisë, muzikës, artit dhe kulturës. Këto grupe gjithashtu kanë bashkëpunuar dhe kanë marrë pjesë në zhvillimin e programeve mësimore.
Sidoqoftë, duhet theksuar se komuniteti serb ka hezituar sa i përket pjesëmarrjes në zhvillimin dhe hartimin e planeve të reja mësimore, dhe ka vazhduar të punojë sipas kornizës së programeve të vjetra arsimore Serbe. Dispozita të veçanta aplikohen për shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe (shih kaptinën II.H.2.a.i më poshtë).
2. Gjuha e mësimdhënies
Siç u theksua më lartë, të drejtat në arsim të komuniteteve janë ngushtë të lidhura me të drejtat gjuhësore. Ngase, megjithëse e drejta në arsim fillor është e drejtë universale për tërë Kosovën,4 nëse i përkisni një komuniteti gjuha amtare e të cilit nuk është gjuhë e mësimdhënies në nivel kombëtar, ju nuk do të mund të gëzoni në tërësi këtë të drejtë fundamentale. Kjo do të përbënte diskriminim të tërthortë, sipas sqarimit të dhënë në kaptinën II.B.2 më lartë.
Për këtë arsye, janë bërë përpjekje të fuqishme për tu siguruar se të gjithë nxënësit do të kenë qasje në arsim në gjuhët e tyre amtare, në nivel parashkollor, fillor dhe të mesëm. Për më tepër, të gjithë nxënësit që kanë arsimuar në një gjuhë që nuk është gjuhë zyrtare e Kosovës janë të obliguar ta mësojnë një nga gjuhët zyrtare në Kosovë, në mënyrë që të kenë mundësi të barabarta në progresin e mëtejmë të tyre në arsimimin e lartë.
a. E drejta në arsim në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës
Në të gjitha nivelet e arsimimit ju keni të drejtë të zgjidhni për vete apo për fëmijët tuaj gjuhën e preferuar zyrtare të mësimdhënies.5
Nëse jeni nxënës, ju mund të vendosni, krahas prindërve tuaj, në cilën gjuhë zyrtare do ti mbajë shkolla regjistrat tuaj shkollor.6
i. Mësimi në gjuhën serbe
Ekzistojnë dispozita të veçanta sa i përket mësimit në gjuhën serbe, dhe komunave ju lejohet krijimi i kushteve për të ofruar këtë lloj arsimimi. Për të bërë këtë, ato gjithashtu kanë të drejtë të bashkëpunojnë me komuna dhe institucione të Republikës së Serbisë, përfshirë agjencitë qeveritare.8
Shkollat që zhvillojnë mësimin në gjuhën serbe mund të aplikojnë plan-programet dhe të shfrytëzojnë tekstet shkollore të sajuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë.9 Për të mësuar më shumë lidhur me këtë, referojuni kaptinës III.D.2 më poshtë.
i. Kompetencat e shtuara për arsim të lartë
Komuna e Mitrovicës Veriore ka kompetenca të shtuara në fushën e arsimit të lartë, ndërsa që Universiteti i Mitrovicës Veriore është shpallur institucion autonom publik i arsimit të lartë në gjuhën serbe.10
Komuna e Mitrovicës Veriore është përgjegjëse për universitetin.11 Ajo duhet të sigurojë se universiteti do të gëzojë premisa dhe financim adekuat për të kryer funksionet e veta nga buxheti i Kosovës dhe nga burimet tjera institucionale. Universiteti gjithashtu mund të pranojë fonde nga Qeveria e Republikës së Serbisë, me kusht që kjo të bëhet në mënyrë transparente, publike dhe në pajtim me ligjet e Kosovës.12
b. Arsimi në gjuhët e komuniteteve që nuk janë gjuhë zyrtare
i. Arsimi publik parashkollor, fillor dhe i mesëm
Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti gjuha e të cilit nuk është gjuhë zyrtare, ju keni të drejtë në arsimim publik parashkollor, fillor dhe të mesëm në gjuhën tuaj amtare.13 Megjithatë, në këto shkolla fillore dhe të mesme, ju gjithashtu duhet të mësoni një gjuhë zyrtare, sipas zgjedhjes tuaj.14 Nëse vijoni mësimin në gjuhë të komunitetit që nuk është gjuhë zyrtare, ju keni të drejtë të merrni raportet dhe vërtetimet përkatëse të lëshuara në gjuhën tuaj, sikur edhe që regjistrat tuaj të mbahen në atë gjuhë.15
Lëndët dhe mësimi në gjuhën e komunitetit duhet të themelohen në bazë të pragjeve të arsyeshme dhe të qëndrueshme, të përcaktuara nga Qeveria. Megjithatë, në rast kur këto pragje nuk përmbushen, Qeveria ka për obligim të ofrojë alternativa. Këto alternativa përfshijnë:
- Transport të subvencionuar për në zonat ku ofrohet arsimim i tillë,
- Mësim nga distanca,
- Aranzhime të mësimdhënies në rotacion, ose
- Oferta për vendosje dhe qëndrim.16
Në rastet kur arsimimi ofrohen në gjuhë të komunitetit që nuk është gjuhë zyrtare, Qeveria është përgjegjëse për përcaktimin e një plan-programi të integruar për monitorimin dhe zhvillimin e cilësisë së arsimimit të ofruar.17
Entitetet që ofrojnë arsim në gjuhë të komuniteteve që nuk janë gjuhë zyrtare mund të dizajnojnë programet e veta shkollore. Megjithatë, ato duhet të jenë në pajtim me plan-programin e integruar të hartuar nga Qeveria, dhe duhet të përmbushin standardet që ai plan-program thekson se do të arrijë. Ngjashëm, komunitetet kanë të drejtë të gjenerojnë module arsimore lidhur me kulturën, historinë dhe traditën e tyre, në bashkëpunim me Qeverinë.18
Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e personelit të mjaftueshëm dhe të kualifikuar. Trajnimet e mësimdhënësve duhet kryer në gjuhët relevante për ata që kërkojnë të japin mësim në shkolla që mësimin e zhvillojnë në gjuhë të komuniteteve.19
Qeveria duhet të sigurojë që udhëheqësit dhe mësimdhënësit në institucione publike arsimore që veprojnë në gjuhë të komuniteteve të jenë kryesisht përfaqësues të po atyre komuniteteve dhe të jenë plotësisht të njohur me identitetin e tyre.20
Arsimi i lartë dhe trajnimet përkatëse
Nëse i përkisni një komuniteti gjuha e të cilit nuk është gjuhë zyrtare, shteti ka për obligim të garantojë lehtësira ekzistuese për trajnim profesional dhe arsimin të lartë në atë gjuhë. Për më tepër, nëse komuniteti shpreh nevojën për arsimim të lartë dhe programe të trajnimit profesional në gjuhën e komunitetit tuaj, shteti duhet ti sigurojë ato, me kusht që kjo të vlerësohet financiarisht e arsyeshme.21
Pjesëtarët e komuniteteve e kanë të garantuara nga Qeveria qasjen e barabartë në arsim të lartë, ngase kjo e fundit ka për obligim të përcaktojë masa të posaçme për të siguruar pranimin e kandidatëve nga shkollat e komuniteteve në institucionet universitare apo të arsimit të lartë.22
Institutet private arsimore dhe trajnuese në gjuhët e komunitetit
Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti, ju dhe komuniteti juaj keni të drejtë të krijoni dhe menaxhoni institute private arsimore dhe trajnuese, për të cilat mund të përfitoni nga asistenca financiare publike.
Këto veprimtari mund të aplikojnë për akreditim tek Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me kusht që të veprojnë në pajtim me standardet e përgjithshme arsimore të plan-programit të përgjithshëm të Kosovës. Me këtë rast, MASHT është përgjegjës për monitorimin e cilësisë së arsimimit të ofruar.23
Mundësitë ekonomike dhe sociale
Edhe pse diskriminimi direkt the i tërthortë ndaj personave që u përkasin komuniteteve vazhdon të ndodh në jetën ekonomike dhe sociale, dispozitat legjislative mbi mundësitë ekonomike dhe sociale janë mjaft të pazhvilluara nëse krahasohen me gjendjen reale. Anash obligimeve të përgjithshme të shtetit për të promovuar barazi të plotë dhe efektive, vëmendja është parimisht e fokusuar në punësim.
Të përgjithshme
Në përgjithësi, shteti duhet të ndërmarrë masa adekuate për të promovuar barazi të plotë dhe efektive në jetën ekonomike dhe sociale.24 Qasja në punësim, mbrojtje sociale dhe banim janë theksuar si fusha të rëndësisë së veçantë.25
Si pjesëtar i komunitetit, ju keni të drejtë specifike të gëzoni pronën tuaj, dhe të merrni kompensim të drejtë dhe të barabartë për punën që kryeni, pa iu nënshtruar diskriminimit.26
Nëse jeni edhe pjesëtar i një komuniteti edhe grua, i nënshtroheni rrezikut të diskriminimit të dyfishtë në dy baza, të gjinisë dhe përkatësisë në një komunitet. Shteti ka për obligim që të miratojë masa të veçanta për tiu kundërvënë diskriminimit të tillë.27
Punësimi
Parimi i mos-diskriminimit në bazë të asociimit me një komunitet kombëtar është një nga parimet udhëzuese të Shërbimit Civil.28
Shteti duhet të zhvillojë programe të punësimit publik dhe masa tjera të posaçme që kanë për qëllim punësimin. Nëse jeni pjesëtar i komuniteteve Rom, Ashkali apo Egjiptas, ju gëzoni kujdes të posaçëm sa i përket kësaj.29
Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në punësim në të gjitha nivelet e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike (përfshirë sektorin e sigurisë, gjyqësisë, prokuroritë, agjencitë qeveritare për administrim të drejtësisë dhe shërbimin korrektues, të mbrojtjes, sigurisë dhe inteligjencës).30 Për më tepër, përmirësimi i qasjes së komuniteteve në mundësi ekonomike dhe të punësimit duhet realizuar me pjesëmarrje të plotë dhe në konsultim me organizatat përfaqësuese të komuniteteve.31
Sa i përket punësimit, pozitat e hapura duhet të reklamohen gjerësisht në gjuhën shqipe dhe serbe. Autoritetet punëdhënëse duhet të formojnë panele me tre (3) apo më shumë anëtarë, të cilët denjësisht përfaqësojnë komunitetet në Kosovë, për shqyrtimin e aplikacioneve për punësim, para-kualifikimin, intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.32
Bordi i Pavarur Mbikëqyrës është krijuar për tu marrë me situata për të cilat pohohet se punëdhënësit kanë shkelur parimin e mos-diskriminimit në bazë të përkatësisë në një pakicë kombëtare. Për detaje të mëtejme lidhur me parashtrimin e ankesave të tilla, ju lutemi referojuni kaptinës III.D.3 më poshtë.
Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti dhe e keni të vështirë ti plotësoni standardet për tu pranuar në vende pune në shërbim publik, e në veçanti në vende në nivel më të lartë, ju keni të drejtë të shfrytëzoni masa të caktuara të veçanta.33 Për shembull, të gjitha autoritetet punëdhënëse mund të shfrytëzojnë, sipas nevojës, masat vijuese afirmative:
- Rekrutimi aktiv. Punëdhënësi mund të bëjë përpjekje të posaçme për të identifikuar dhe marrë aplikacione për vende pune nga pjesëtarët e komuniteteve të nën-përfaqësuara, në veçanti mes personave të zhvendosur dhe refugjatëve.
- Adresimi i rezultateve të diskriminimit afatgjatë. Punëdhënësi mund të sajojë programe të trajnimit në vend të punës për komunitete që zakonisht janë në disavantazh, për të përmirësuar gjasat e tyre në aplikim dhe konkurrim për promovim. Trajnimi duhet të ofrohet në mënyrë të barabartë për të gjithë shërbyesit civilë, të të gjitha etnive dhe të dyja gjinive.
- Adresimi i diskriminimit përmes trajnimit dhe mekanizmave përkatës rregullativ. Punëdhënësi duhet të sigurohet që personeli të kuptojë politikat kundër diskriminimit dhe të ketë qasje në procedura adekuate në rast të pakënaqësive.34
Krahas kësaj, komunat dhe agjencitë ekzekutive janë të obliguara të përgatisin deklaratat politike për mundësi të barabarta (DPMB) dhe strategjitë implementuese përkatëse. DPMB duhet të arrijnë disa objektiva të caktuara, siç janë:
- Inkurajimin e aplikimit të personave që u përkasin komuniteteve të nën-përfaqësuara të Kosovës, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve pakicë;
- Promovimin e të kuptuarit dhe shfrytëzuarit të të dyja gjuhëve zyrtare të Kosovës nga punonjësit; dhe
- Sigurimin që të gjithë qytetarëve tu ofrohen shërbimet civile të të njëjtës cilësi.35
1 Ligji për Komunitete, Neni 8.12.
2 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT), Arsimimi dhe Integrimi i Komuniteteve, web-faqja zyrtare e MASHT, adresa http://www.masht-gov.net/advCms/#id=106 (marrë më datë 1 korrik 2009).
3 Ligji për Komunitete, Neni 8.12.
4 Kushtetuta, Neni 47.
5 Ligji për Komunitete, Neni 8.1; Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 19.2.
6 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 24.1.
7 Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës , Neni 12.1.
8 Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës , Neni 4.3.
9 Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës , Neni 12.4.
10 Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës , Neni 14.
11 Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës , Nenet 14.d.
12 Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës , Nenet 14.e.
13 Ligji për Komunitete, Neni 8.1; Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 20.1.
14 Ligji për Komunitete, Neni 8.10; Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 21.
15 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 24.3.
16 Ligji për Komunitete, Neni 8.2
17 Ligji për Komunitete, Neni 8.7.
18 Ligji për Komunitete, Neni 8.7.
19 Ligji për Komunitete, Neni 8.8.
20 Ligji për Komunitete, Neni 8.9.
21 Ligji për Komunitete, Neni 8.3.
22 Ligji për Komunitete, Neni 8.11.
23 Ligji për Komunitete, Neni 8.4; Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 22.
24 Kushtetuta, Neni 58.4.
25 Ligji Kundër Diskriminimit, Nenet 4.a, 4.c, 4.e, 4.h.
26 Ligji për Komunitete, Neni 9.1.
27 Ligji për Komunitete, Neni 9.4.
28 Rregullore Nr 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës, Neni 2.1.g.
29 Ligji për Komunitete, Neni 9.2.
30 Ligji për Komunitete, Neni 9.5.
31 Ligji për Komunitete, Neni 9.3.
32 Rregullorja Nr 2001/36 mbi Shërbimin Civil në Kosovë, Nenet 3.1.a-b.
33 Ligji për Komunitete, Neni 9.6.
34 Urdhëresa Administrative nr 2003/2 për implementimin e Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil në Kosovë, Nenet 10.1(a)-(c).
35 MShP DCSA AI 2003/12 mbi Procedurat e Mundësive të Barabarta, në dispozicion në adresën http://www.ks-gov.net/mshp/Documents/No.MPS-DCSA-2003-12.pdf (vizituar 1 korrik të vitit 2009).
Mundësitë ekonomike dhe sociale Edhe pse diskriminimi direkt the i tërthortë ndaj personave që u përkasin komuniteteve vazhdon të ndodh në jetën ekonomike dhe sociale, dispozitat legjislative mbi mundësitë ekonomike dhe sociale janë mjaft të pazhvilluara nëse krahasohen me gjendjen reale. Anash obligimeve të përgjithshme të shtetit për të promovuar barazi të plotë dhe efektive, vëmendja është parimisht e fokusuar në punësim.
Të përgjithshme
Në përgjithësi, shteti duhet të ndërmarrë masa adekuate për të promovuar barazi të plotë dhe efektive në jetën ekonomike dhe sociale.1 Qasja në punësim, mbrojtje sociale dhe banim janë theksuar si fusha të rëndësisë së veçantë.2
Si pjesëtar i komunitetit, ju keni të drejtë specifike të gëzoni pronën tuaj, dhe të merrni kompensim të drejtë dhe të barabartë për punën që kryeni, pa iu nënshtruar diskriminimit.3
Nëse jeni edhe pjesëtar i një komuniteti edhe grua, i nënshtroheni rrezikut të diskriminimit të dyfishtë në dy baza, të gjinisë dhe përkatësisë në një komunitet. Shteti ka për obligim që të miratojë masa të veçanta për tiu kundërvënë diskriminimit të tillë.4
Punësimi
Parimi i mos-diskriminimit në bazë të asociimit me një komunitet kombëtar është një nga parimet udhëzuese të Shërbimit Civil.5
Shteti duhet të zhvillojë programe të punësimit publik dhe masa tjera të posaçme që kanë për qëllim punësimin. Nëse jeni pjesëtar i komuniteteve Rom, Ashkali apo Egjiptas, ju gëzoni kujdes të posaçëm sa i përket kësaj.6
Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në punësim në të gjitha nivelet e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike (përfshirë sektorin e sigurisë, gjyqësisë, prokuroritë, agjencitë qeveritare për administrim të drejtësisë dhe shërbimin korrektues, të mbrojtjes, sigurisë dhe inteligjencës).7 Për më tepër, përmirësimi i qasjes së komuniteteve në mundësi ekonomike dhe të punësimit duhet realizuar me pjesëmarrje të plotë dhe në konsultim me organizatat përfaqësuese të komuniteteve.8
Sa i përket punësimit, pozitat e hapura duhet të reklamohen gjerësisht në gjuhën shqipe dhe serbe. Autoritetet punëdhënëse duhet të formojnë panele me tre (3) apo më shumë anëtarë, të cilët denjësisht përfaqësojnë komunitetet në Kosovë, për shqyrtimin e aplikacioneve për punësim, parakualifikimin, intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.9
Bordi i Pavarur Mbikëqyrës është krijuar për tu marrë me situata për të cilat pohohet se punëdhënësit kanë shkelur parimin e mos-diskriminimit në bazë të përkatësisë në një pakicë kombëtare. Për detaje të mëtejme lidhur me parashtrimin e ankesave të tilla, ju lutemi referojuni kaptinës III.D.3 më poshtë.
Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti dhe e keni të vështirë ti plotësoni standardet për tu pranuar në vende pune në shërbim publik, e në veçanti në vende në nivel më të lartë, ju keni të drejtë të shfrytëzoni masa të caktuara të veçanta.10 Për shembull, të gjitha autoritetet punëdhënëse mund të shfrytëzojnë, sipas nevojës, masat vijuese afirmative:
Rekrutimi aktiv. Punëdhënësi mund të bëjë përpjekje të posaçme për të identifikuar dhe marrë aplikacione për vende pune nga pjesëtarët e komuniteteve të nën-përfaqësuara, në veçanti mes personave të zhvendosur dhe refugjatëve.
Adresimi i rezultateve të diskriminimit afatgjatë. Punëdhënësi mund të sajojë programe të trajnimit në vend të punës për komunitete që zakonisht janë në disavantazh, për të përmirësuar gjasat e tyre në aplikim dhe konkurrim për promovim. Trajnimi duhet të ofrohet në mënyrë të barabartë për të gjithë shërbyesit civilë, të të gjitha etnive dhe të dyja gjinive.
Adresimi i diskriminimit përmes trajnimit dhe mekanizmave përkatës rregullativ. Punëdhënësi duhet të sigurohet që personeli të kuptojë politikat kundër diskriminimit dhe të ketë qasje në procedura adekuate në rast të pakënaqësive.11
Krahas kësaj, komunat dhe agjencitë ekzekutive janë të obliguara të përgatisin deklaratat politike për mundësi të barabarta (DPMB) dhe strategjitë implementuese përkatëse. DPMB duhet të arrijnë disa objektiva të caktuara, siç janë:
Inkurajimin e aplikimit të personave që u përkasin komuniteteve të nën-përfaqësuara të Kosovës, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve pakicë;
Promovimin e të kuptuarit dhe shfrytëzuarit të të dyja gjuhëve zyrtare të Kosovës nga punonjësit; dhe
Sigurimin që të gjithë qytetarëve tu ofrohen shërbimet civile të të njëjtës cilësi.12
1 Kushtetuta, Neni 58.4.
2 Ligji Kundër Diskriminimit, Nenet 4.a, 4.c, 4.e, 4.h.
3 Ligji për Komunitete, Neni 9.1.
4 Ligji për Komunitete, Neni 9.4.
5 Rregullore Nr 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës, Neni 2.1.g.
6 Ligji për Komunitete, Neni 9.2.
7 Ligji për Komunitete, Neni 9.5.
8 Ligji për Komunitete, Neni 9.3.
9 Rregullorja Nr 2001/36 mbi Shërbimin Civil në Kosovë, Nenet 3.1.a-b.
10 Ligji për Komunitete, Neni 9.6.
11 Urdhëresa Administrative nr 2003/2 për implementimin e Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil në Kosovë, Nenet 10.1(a)-(c).
12 MShP DCSA AI 2003/12 mbi Procedurat e Mundësive të Barabarta, në dispozicion në adresën http://www.ks-gov.net/mshp/Documents/No.MPS-DCSA-2003-12.pdf (vizituar 1 korrik të vitit 2009).
Shëndetësia Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre për kujdes shëndetësor kryesisht kanë të bëjnë me njohjen e kualifikimeve mjekësore dhe përkthimin e informatave mjekësore në gjuhët e komunitetit. Këtu përfshihen edhe disa të drejta më të avancuara sa i përket kompetencave të shtuara për disa komuna në ofrimin e kujdesit sekondar shëndetësor.
Të përgjithshme
Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti ju keni të drejtë të qasjes së barabartë dhe pa diskriminim ndaj kujdesit shëndetësor. Shteti duhet të ndërmarrë masat e domosdoshme për të siguruar këtë.1 Në veçanti, shteti obligohet të përcaktojë procedura efektive, transparente, që sigurojnë pjesëmarrje dhe qasje për të monitoruar qasjen në kujdes shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e komuniteteve.2 Kujdes i veçantë duhet ti kushtohet sigurimit të shërbimeve të kënaqshme shëndetësore për personat që i përkasin komuniteteve më të cenueshme nga aspekti social dhe ekonomik.3
Nëse jeni pjesëtar i komuniteteve, ju keni të drejtë të informoheni sa i përket edukimit shëndetësor, përfshirë informatat mbi të drejtat dhe obligimet tuaja, të cilat duhet tju ofrohen dhe të postohen në gjuhën e komunitetit tuaj.4 Udhëzimet për siguri shëndetësore duhet gjithashtu të vihen në dispozicionin tuaj në gjuhën tuaj.5
Republika e Kosovës duhet të njeh kualifikimet mjekësore të marra jashtë vendit, në veçanti ato të personave që flasin gjuhët e komuniteteve, me kusht që ato të jenë marrë në pajtim me standardet ndërkombëtare të akreditimit.6
Kompetencat e shtuara komunale
Komunat e Mitrovicës Veriore, Graçanicës dhe Shtërpcës gëzojnë përgjegjësi për sigurimin e kujdesit dytësor shëndetësor. Ky obligim përfshin regjistrimin dhe licencimin e institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore, rekrutimin, pagimin e pagave dhe trajnimin e personelit shëndetësor dhe administratorëve përkatës.7
1 Ligji për Komunitete, Neni 10.1.
2 Ligji për Komunitete, Neni 10.6.
3 Ligji për Komunitete, Neni 10.2.
4 Ligji për Komunitete, Neni 10.5.
5 Ligji për Komunitete, Neni 10.3.
6 Ligji për Komunitete, Neni 10.4.
7 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Neni 20.
Pjesëmarrja politike Dispozitat për pjesëmarrje efektive politike të komuniteteve janë kyçe për funksionimin e duhur të një shoqërie shumetnike. Vetëm përmes pjesëmarrjes efektive politike mund ti jepet kujdesi i duhur shqyrtimit të interesave të ndryshëm të komuniteteve të ndryshme, në kontekst të vendimmarrjes dhe zhvillimit të ligjeve dhe programeve qeveritare.
Si rrjedhojë, korniza legjislative në Kosovë u ka dhënë komuniteteve dhe pjesëtarëve të komuniteteve të drejta të avancuara për pjesëmarrje efektive. Këto të drejta përfshijnë të drejtat për formimin e partive politike, dhe të përfaqësimit në të gjitha nivelet e qeverisë.
Në institucionet e Kosovës, pjesëmarrja e komuniteteve shtrihet edhe në vertikalisht edhe horizontalisht:
- Vertikalisht, nga niveli më i lartë i qeverisë qendrore deri tek nivelet më ulëta komunale e lokale; dhe
- Horizontalisht, përgjatë të gjitha fushave politike, posaçërisht relevante për komunitetet (p.sh. në arsim, gjuhë, religjion dhe trashëgimi kulturore, etj).
Në qeverinë qendrore, pjesëmarrja e komuniteteve sigurohet përmes përfaqësimit të garantuar në Kuvend të Kosovës, në Qeveri, në gjyqësi dhe organe tjera.1
Në nivel komunal, komunitetet kanë të drejtë të gëzojnë përfaqësim të garantuar në organet komunale legjislative dhe ekzekutive, me kusht që së paku 10% të qytetarëve të komunës ti përkasin komuniteteve pakicë.
Përfundimisht, organizatat përfaqësuese të komuniteteve inkurajohen ti ndihmojnë komuniteteve përkatëse në përfaqësimin e interesave të tyre përkatëse në mënyrë të konsoliduar, parimisht përmes Këshillit Konsultativ për Komunitete.2 Në anën tjetër, Këshilli do ti përfaqësojë këto interesa në nivel qendror (shih kaptinën II.E.1.a më lartë).
1. Partitë politike
Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë të formojnë parti politike dhe të kandidohen për pozita të zgjedhura në të gjitha nivelet e qeverisë.3
Si rregull, partitë politike nuk mund të përjashtojnë individët për shkak të përkatësisë në komunitete. Megjithatë, një përjashtim i rëndësishëm nga ky rregull aplikohet në rastet kur pjesëtarët e komuniteteve vendosin të krijojnë parti me qëllim të përfaqësimit të komunitetit të tyre.4
2. Niveli qendror
a. Kuvendi i Kosovës
Njëzet (20) nga njëqindenjëzet (120) ulëse të Kuvendit të Kosovës janë të garantuara për përfaqësim të komuniteteve që nuk përbëjnë shumicën në Kosovë. Këto ulëse janë të shpërndara mes komuniteteve si vijon:
- Komuniteti serb në Kosovë ka të drejtë në së paku dhjetë (10) ulëse të garantuara (edhe nëse numri i ulëseve të fituara në zgjedhje të hapura është më i vogël se dhjetë (10));
- Komunitetet tjera gjithashtu kanë të drejtë të mbajnë numrin minimal të ulëseve, si vijon:
Tri (3) ulëse për komunitetin Boshnjak,
Dy (2) ulëse për komunitetin Turk,
Një (1) ulëse për komunitetin Goran,
Një (1) ulëse për komunitetin Rom,
Një (1) ulëse për komunitetin Ashkali
Një (1) ulëse për komunitetin Egjiptian
Një (1) ulëse shtesë për komunitetin Rom, Ashkali apo Egjiptian, varësisht nga numri më i lartë i votave të përgjithshme.5
Kushtetuta mund të ndryshohet vetëm me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve. Këtu përfshihen edhe dy të tretat (2/3) e deputetëve që mbajnë ulëset e rezervuara që u garantohen përfaqësuesve të komuniteteve pakicë.6
Dy (2) zëvendëskryetarë të Kuvendit duhet të jenë përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Ata zgjidhen me shumicë të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, ndërsa njëri duhet të jetë deputet që mban ulëse të rezervuar për komunitetin serb e tjetri deputet që mban ulëse të rezervuar për komunitetet tjera jo-shumicë.7
i. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve (KDIK)
KDIK është komision i përhershëm i Kuvendit që ka për detyrë vlerësimin e kompaktibilitetit të legjislacionit të propozuar me të drejtat dhe interesat e komuniteteve.
Përbërja e të njëjtit është si vijon:
- Një e treta (1/3) e anëtarëve që mbajnë ulëse të rezervuara për komunitetin serb,
- Një e treta (1/3) e anëtarëve që mbajnë ulëse të rezervuara për komunitetet tjera pakicë, dhe
- Një e treta (1/3) e anëtarëve nga komuniteti shumicë.8
Procedura e të njëjtit është si në vijim:
- Të gjitha ligjet e propozuara mund të dorëzohen tek KDIK për të marrë opinionin këshillëdhënës të tij, nga cilido anëtar i Kryesisë së Kuvendit, nga komisionet tjera apo nga një grup prej së paku dhjetë (10) deputetëve. Komisioni gjithashtu mund të propozojë ligje dhe masa tjera sipas iniciativës vetanake, duke iu përmbajtur funksioneve të Kuvendit.9
- Komisioni mund të bëjë rekomandime lidhur me ligjet e propozuara, për tu siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve janë adresuar si duhet.10 Anëtarët e tij gjithashtu mund të japin opinione individuale.11 Ai duhet të vendosë nëse do të lëshojë rekomandim apo jo me shumicë të votave të anëtarëve të tij, brenda dy javësh.12
- Rekomandimet mund ti dorëzohen komisionit tjetër relevant apo Kuvendit.13
ii. Legjislacioni me interes vital
Disa çështje dhe fusha konsiderohet të jenë me interes vital për komunitetet dhe pjesëtarët e tyre. Për këtë arsye, për miratimin, ndryshimin apo heqjen e tyre nga funksioni e tyre kërkohet shumicë e dyfishtë. Kjo nënkupton:
- Shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit (që janë të pranishëm dhe votojnë), dhe
- Shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që mbajnë ulëset e rezervuara për përfaqësuesit e komuniteteve pakicë (të pranishëm dhe që votojnë).14
Këto fusha të interesit jetësor janë specifikuar në vijim:
- Ligjet për ndryshimin e kufijve komunal, që themelojnë apo shfuqizojnë komuna, që definojnë fushëveprimin e autorizimeve komunale,
- Ligjet për implementimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, përveç atyre të përcaktuara me Kushtetutë,
- Ligjet për përdorimin e gjuhëve,
- Ligjet për zgjedhje lokale,
- Ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,
- Ligjet për lirinë e religjionit apo për marrëveshjet me komunitetet fetare,
- Ligjet për arsimin, dhe
- Ligjet për përdorimin e simboleve, përfshirë simbolet e komuniteteve dhe ligjet për festat publike.15
b. Qeveria e Kosovës
Në përbërjen e Qeverisë duhet të ketë:
- Së paku një (1) ministër nga komuniteti serb i Kosovës dhe një (1) ministër nga komunitetet tjera pakicë (nëse ka më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, në Qeveri duhet të ketë edhe ministrin e tretë që përfaqëson komunitetet pakicë) ,16
- Së paku dy (2) zëvendësministra nga komuniteti serb i Kosovës dhe dy (2) zëvendësministra nga komunitetet tjera joshumicë (nëse ka më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, Qeveria duhet të ketë edhe zëvendësministrin e tretë që përfaqëson një komunitet tjetër joshumicë).17
Përzgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësminitrave duhet përcaktuar pas konsultimit me parti, koalicione apo grupe që përfaqësojnë komunitetet pakicë. Nëse ata nuk janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, ata duhet të miratohen formalisht nga shumica e deputetëve të Kuvendit, duke theksuar se ata duhet të përfaqësojnë komunitetin në fjalë.18
c. Gjyqësia
i. Gjykata Supreme dhe Gjykatat e Apelit
Në Gjykatën Supreme, së paku 15% e gjykatësve duhet të vijnë nga komunitetet pakicë (jo më pak se tre (3)).19
Në të gjitha gjykatat tjera me jurisdiksion apeli, së paku 15% e gjykatësve duhet të vijnë nga komunitetet pakicë (jo më pak se dy (2)).20
ii. Gjykata Kushtetuese
Vendimi për të propozuar dy (2) nga nëntë (9) gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kërkon votat e dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit (të pranishëm dhe që votojnë) dhe pajtimin tjetër të shumicës së deputetëve të Kuvendit që mbajnë ulëse të rezervuara për përfaqësuesit e komuniteteve pakicë.21
iii. Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin e kandidatëve për tu emëruar në gjyqësor. Ai ka mandat për ti dhënë preferencë në emërim gjyqtarëve pjesëtarë të komuniteteve të cilët janë të nën-përfaqësuar në gjyqësor, në pajtim me ligjin.22
Përbërja e tij është si në vijim:
- Dy (2) nga trembëdhjetë (13) anëtarët e tij duhet të zgjedhen nga deputetët e Kuvendit që mbajnë ulëset e rezervuara për komunitetin Serb, dhe
- Dy anëtarë tjerë duhet të zgjedhen nga deputetët e Kuvendit që mbajnë ulëset e rezervuara për komunitetet tjera joshumicë.23
Procedura e emërimit të të njëjtit është si në vijim:
- Emërimet në pozita gjyqësore të rezervuara për pjesëtarë të komunitetit joshumicë mund të rekomandohen vetëm nga shumica e anëtarëve të Këshillit që janë emëruar nga deputetët e Kuvendit që mbajnë ulëse të rezervuara për pjesëtarë të komunitetit joshumicë. Megjithatë, nëse ky grup nuk e rekomandon një kandidat për një pozitë të caktuar në dy seanca të njëpasnjëshme, cilido anëtar i Këshillit mund ta bëjë atë.24
- Ekzistojnë procedura të veçanta për gjykatat themelore që kanë juridiksion ekskluziv mbi një apo më shumë komuna në të cilat komuniteti serb përbën shumicën. Emërimi i kandidatëve për gjyqtarë në ato zona mund të rekomandohet nga dy (2) anëtarë të Këshillit të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara për komunitetin serb (të cilët veprojnë bashkërisht dhe në mënyrë unanime). Megjithatë, nëse këta anëtarë nuk arrijnë ta rekomandojnë një kandidat në dy seanca të njëpasnjëshme, cilido anëtar i Këshillit mund ta bëjë këtë.25
d. Këshilli Prokurorial i Kosovës
Këshilli prokurorial i Kosovës është organ i paraparë të rekrutojë, propozojë, promovojë, transferojë, riemërojë, dhe disiplinojë prokurorët e shtetit. Me politikën rekrutuese të këtij organi, Këshilli obligohet ti jap përparësi emërimit të anëtarëve nga komunitetet e nënpërfaqësuara.26
3. Niveli komunal
Në nivel komunal, postet e Zëvendëskryesuesit të Kuvendit të Komunës për Komunitete dhe Zëvendëskryetarit të Komunës për Komunitete paraqesin poste tejet të rëndësishme për komunitetet.27
4. Zëvendëskryesuesi për Komunitete (ZKK)
Shih gjithashtu kaptinën III.C.2 më poshtë.
Në komunat ku së paku 10% të qytetarëve të saj u përkasin komuniteteve joshumicë në atë komunë, posti i Zëvendëskryesuesit të Kuvendit të Komunës do të rezervohet për përfaqësuesit e këtyre komuniteteve.28
Posti do të mbahet nga kandidati i cili vjen nga komunitetet joshumicë i cili pranon numrin më të madh të votave nga një listë e hapur e kandidatëve të Kuvendit Komunal.29 Ai apo ajo do të kenë për detyrë promovimin e dialogut ndërmjet komuniteteve, dhe do të shërbejë si pikë fokusi për adresimin e brengave dhe interesave të komuniteteve joshumicë në punimet e Kuvendit të Komunës.30
5. Zëvendëskryetari i Komunës për Komunitete (ZKKK)
Shih gjithashtu kaptinën III.C.2 më poshtë.
Në ato komuna ku së paku 10% të qytetarëve të komunës i përkasin komuniteteve që nuk përbëjnë shumicën në atë komunë, duhet të ekzistojë posti i Zëvendëskryetarit të Komunës për Komunitete,31 i cili zgjedhet për të njëjtin mandat sikurse Kryetari i Komunës.32 Ai ose ajo ka për detyrë ti ndihmojë kryetarit të Komunës dhe ti jep atij apo asaj këshilla dhe udhëzime lidhur me çështje të ndërlidhura me komunitetet jo-shumicë.33
Kryetari i Komunës duhet të konsultohet me ZKKK për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet jo-shumicë.34
Emërimi dhe shkarkimi i ZKKK duhet të propozohet nga Kryetari i Komunës dhe të miratohet nga shumica e dyfishtë e deputetëve të Kuvendit Komunal (të pranishëm dhe që votojnë) dhe e deputetëve që i përkasin komuniteteve jo-shumicë (të pranishëm dhe që votojnë).35
Në rastet kur ky post mbetet i lirë, Kryetari i Komunës duhet ta emërojë një Zëvendëskryetar të ri brenda 30 ditësh nga lirimi i postit.36
6. Kompetencat e shtuara komunale
Disa komuna gëzojnë kompetenca të shtuara në fusha të cilat vlerësohen si të rëndësisë së veçantë për komunitetet joshumicë. Këto fusha përfshijnë shëndetësinë, arsimin, çështjet kulturore dhe policinë.37
Kujdesi sekondar shëndetësor
Komunat e Mitrovicës Veriore, Graçanicës dhe Shtërpcës gëzojnë përgjegjësi për sigurimin e kujdesit dytësor shëndetësor. Ky obligim përfshin regjistrimin dhe licencimin e institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore, rekrutimin, pagimin e pagave dhe trajnimin e personelit shëndetësor dhe administratorëve përkatës (shih gjithashtu kaptinën II.J.2 më lartë).38
Arsimimi universitar
Komuna e Mitrovicës Veriore është përgjegjëse për ofrimin e arsimit të lartë, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, punësimin, pagimin dhe trajnimin e mësimdhënësve dhe administratorëve përkatës (shih edhe kaptinën II.H.2.a.ii më lartë).
Kultura
Të gjitha komunat ku komuniteti serb përbën shumicën mund të ushtrojnë përgjegjësi të shtuara lidhur me çështjet kulturore, përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe brenda territorit të tyre, si dhe përkrahjen e komuniteteve fetare lokale (shih gjithashtu kaptinën II.E.4.b më lartë).39
Policia
Komunat me shumicë serbe kanë të drejta të shtuara për të marrë pjesë në përzgjedhjen e komandantëve të stacioneve lokale të policisë.40
1 Ligji për Komunitete, Neni 11.1.
2 Ligji për Komunitete, Neni 11.5.
3 Ligji për Komunitete, Neni 11.3.
4 Ligji për Komunitete, Neni 11.4.
5 Kushtetuta, Neni 64.2.
6 Kushtetuta, Neni 65.2.
7 Kushtetuta, Neni 67.4.
8 Kushtetuta, Neni 78.1.
9 Kushtetuta, Neni 78.4.
10 Kushtetuta, Neni 78.3.
11 Kushtetuta, Neni 78.4.
12 Kushtetuta, Neni 78.2.
13 Kushtetuta, Neni 78.3.
14 Kushtetuta, Neni 81.1.
15 Kushtetuta, Neni 81.1.
16 Kushtetuta, Neni 96.3.
17 Kushtetuta, Neni 96.4.
18 Kushtetuta, Neni 96.5.
19 Kushtetuta, Neni 103.3.
20 Kushtetuta, Neni 103.6.
21 Kushtetuta, Neni 114.3.
22 Kushtetuta, Neni 108.1-108.3.
23 Kushtetuta, Nenet 6.3, 6.44.
24 Kushtetuta, Neni 108.9.
25 Kushtetuta, Neni 108.10.
26 Kushtetuta, Neni 110.2
27 Ligji për Komunitete, Neni 11.2.
28 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Neni 54.1.
29 Kushtetuta, Neni 54.2.
30 Kushtetuta, Neni 55.1.
31 Kushtetuta, Neni 61.1
32 Kushtetuta, Neni 61.2.
33 Kushtetuta, Neni 61.4.
34 Kushtetuta, Neni 58.1.
35 Kushtetuta, Neni 61.3.
36 Kushtetuta, Neni 61.5.
37 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Neni 19.
38 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Neni 20.
39 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Neni 22.1.
40 Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Neni 23.