Vizioni dhe Misioni
Vizioni
Komunitetet në Kosovë gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara për të gjithë qytetarët nga kuadri ligjor kombëtar i Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat shtesë, duke u mundësuar atyre ta ruajnë identitetin dhe kulturën e tyre dhe të integrohen plotësisht në shoqërinë Kosovare.
Misioni
Misioni i Zyrës për Çështje të Komuniteteve (ZÇK) është të kontribuojë në koordinimin e përpjekjeve të Qeverisë për të zbatuar kornizën ligjore kombëtare për të drejtat e komuniteteve dhe për të siguruar që politikat qeveritare dhe veprimet adekuate të përmbushin nevojat dhe interesat e komuniteteve.
ZÇK-ja do të ndihmojë qeverinë të përcaktojë dhe të zbatojë politikat e duhura në një mënyrë të unifikuar dhe koherente, duke analizuar, këshilluar dhe duke mbështetur hartimin e politikave dhe monitorimin e brendshëm. ZÇK gjithashtu do të përdorë fondet e saj në mënyrë strategjike, për të përmbushur nevojat e komuniteteve.