Për Ne
Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK) e krijuar nga Kabineti i Kryeministrit, me vendimin Nr. 06/34, më 3 shtator 2008, është themeluar në kuadër të Zyrës Kryeministrit për të vepruar si pikë qendrore në kuadër të qeverisë për çështje të komuniteteve.
Duke ngritur vetëdijen dhe shqetësimet e komuniteteve përmes krijimit të lidhjeve me institucionet e shtetit dhe akterëve jo-shtetërorë, ZÇK analizon situatën, identifikon mangësitë në zbatimin e legjislacionit, rekomandon përmasat, nxjerr në pah objektivat për çdo organ qeveritar dhe monitoron efektin e masave të ndërmarra nga çdo institucion qeveritar në nivel komuniteti.
Për më tepër, ZÇK kontribuon në shpërndarjen e informacionit mbi veprimet qeveritare për komunitetet, në një audiencë të gjerë, në veçanti tek anëtarët e komuniteteve, dhe shton ndërgjegjësimin e komuniteteve për të drejtat e tyre.
ZÇK gjithashtu përdor fondin e saj për të mbështetur iniciativat që adresojnë mangësitë e identifikuara dhe nevojat e komuniteteve.