Twitter Facebook Youtube

Familjet Tasić dhe Božanović nga Shillova morën çelësat e shtëpive të ndërtuara me mjetet e Zyrës së komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit

18.10.201215:20

Zyra për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit po vazhdon të ofrojë mbështetje për rajonin e Anamoravës.

Çelësat e shtëpive të sapondërtuara, familjeve  Tasić dhe  Božanović në  Shillovë  ua dorëzoi  drejtori i  Zyrës për çështje të komuniteteve  Srđan Popović i cili me këtë rast theksoi se aksioni i  ndihmës për më të rrezikuarit është shembull i  bashkëpinimit të mire ndërmjet autoritetve lokale dhe qendrore

Nëpërmjet programit të mbështetjes për komunitete  në Komunën e Gjilanit, është duke u restauruar   kisha në Cërnicë  dhe  duke u ndërtuar  kompleksi shkollor në Kmetoc.

Popović  theksoi se Zyra për çështje të komuniteteve  ka ndarë mjete edhe për rikonstruktimin e kishës në Cërnicë, që është në fazën  finale, si dhe për ndërtimin e kompleksit shkollor në Kmetoc ku aktualisht janë duke u zhvilluar punimet.

Qemajl  Mustafa, Kryetar i  Komunës së Gjilanit   tha se deri më tani në komunën e tij, për familjet në gjendje të vështirë sociale janë ndërtuat afër 100 objekte, ndërtimin e të cilave, në pjesëm më të madhe e ka financuar Qeveria e Kosovës .

Megjithatë, siç theksoi Mustafa, nevojat e qytetarëve janë shumë më të mëdha, për ç’arsye, siç tha ai, duhet punuar seriozisht në projekte të ngjashme të mbështetjes për këtë kategori të popullatës.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com