Tryezë e rrumbullakët për politikat lokale në komuna multietnike

Më 31. Tetor, organizuar nga Shoqata Nënë Tereza u mbajtë tryeza e rrumbullakët në të cilën u prezantuan rezultatet e Projektit Politikat lokale në komunat multietnike në kuadër të të cilit është bërë hulumtimi lidhur me politikën lokale ndaj komuniteteve jo shumicë në komunat Istog, Vushtrri dhe Viti. Nga Zyra për çështje të komuniteteve në këtë mbledhje morën pjesë drejtori i Zyrës Srdan Popovic dhe zyrtarja për grante dhe koordinim, Safete Graicevci.
Në kët takim gjithashtu, të pranishëm ishin Shkëlqesia e Tij , ambasador i i Norvegjisë Jan Braathu, vendi i të cilit, krahas Zyrës për çështje të komuniteteve, ka mbështetur financiarisht këtë projekt, Aleksandar Popov nga Qendra për rajonizim nga NoviSadi, si dhe përfaqësuesit e komunave të sipërpërmendura.
Përveç asaj që bashkëpunimin me autoritet lokale e realizon duke financuara projekte të ndryshme infrastrukturore, Zyra për çështje të komuniteteve, për çdo vit, në kuadër të programit Mbrojtja dhe avancimi I të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo shumicë, shpall ftese për të paraqitur propozim projekte nga organizatat joqeveritare, të cilat, përveç të tjerash, kanë për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të pushtetit komunal për zbatimin e kornizës ligjore dhe politike për komunitete.
Partneriteti i Zyrës për çështje të komuniteteve me Shoqatën Nënë Tereza është një shembull i mirë i bashkëpunimit të pushtetit qendror, i sektorëve lokal dhe civil, me qëllim të avancimit të së drejtave të komuniteteve jo shumicë, si dhe të avancimit të dialogut ndëretnik i cili ësht parakusht për vetëqeverisje lokale të mirë dhe të qëndrueshme. Inkurajoj autoritetet komunale që të jenë iniciator të dialogëve të këtillë të cilët janë kyç për jetë të përbashkët të komuniteteve të ndryshme në komunë dhe si të tillë duhte të jenë pjesë përbërëse të të gjitha aktiviteteve komunale , tha Popovic në fjalën e tij para të pranishmëve dhe shprehu kënaqësinë që Zyra për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit ka mbështetur këtë projekt.

