Zyra për Çështje të Komuniteteve, në bashkëpunim me OSBE/ODIHR ka projektuar praktikat më të mira për integrimin e komunitetit RAE në Kosovë
Zyra për Çështje të Komuniteteve, bashkë me OSBE/ODIHR ka themeluar Komisionin për ndarjen e granteve të cilat do t'u shërbenin komunitetit RAE për të përmirësuar jetën e tyre.
Komisioni, në mbledhjen e mbajtur më 10 janar të vitit 2013 ka marrë vendim për ndarjen e granteve për këto projekte:
Në komunën e Prizrenit OJQ ''Durmis Aslano'' propozon blerjen e pajisjeve shtesë për ''Radio stacionin 24'' orësh të romëve në mënyrë që ata të zgjerojnë produksionet e veta dhe të kenë mbulueshmëri më të madhe të radio-përhapjes.
Në komunën e Fushë-Kosovës, propozim projekti ka të bëjë me hapjen e pusit në një nga lagjet e komunitetit RAE. Familjet që jetojnë në këto lagje janë duke u ballafaquar me probelemin e mungesës së ujit, kështuqë me këtë projekt prashikohet hapja e pusit, instalimi i pompës si dhe vendosja e gypave të ujësjellësit për t 'u lidhur këto shtëpi.
Në komunën e Graçanicës propozim projekti i destinohet përmirësimit të sistemit të kanalizimit në pjesën e lagjes rome. Propozohet hapja e kanaleve të sistemit të ri për mbetje të ujërave dhe për ujëra të zeza të cilat do të grumbollohen në një pusetë të re.
Në komunën e Rahovecit është paraqitur një numër i madh propozim projektesh.
Projekti i cili do të përkrahet ka të bëjë me ndërtimin e murit mbrojtës për mbrojtjen e një pjese të rrugës në drejtim të lagjes ku jetojnë romët.