Ambasador te rinj për pajtim
.jpg)
Nga data 23 deri më 28 Dhjetor 2012 në Beograd është mbajtur seminari me titull Ambasadorët e rinjë për pajtim i organizuar nga Këshilli rinor për arsim.
Në këtë seminar ishin pjesmarrës të rinjt nga Bosnja, Serbia dhe Kosova.
Pjesmarrëse në këtë seminar ishte edhe zyrtarja e lartë për informim publik në Zyrës për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeminsitrit znj.Sanela Sadikovic.
Gjatë qëndrimit pesëditor në Beograd, pjesëmamarrësit kanë pasur rastin të dëgjojnë ligjërata në temat për Integrimin në BE, për historinë e ish-Jugosallavisë dhe për drejtësinë tranzicionale dhe gjithashtu patën rastin të vizitojnë disa institucione shtetërore.
Qëilimi i këtij seminari ishte që, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, ti lidhë përfaqësuesit nga Serbia, Kosova dhe nga Bosnja e Hercegovina.
Në fund të këtij seminari, pjesëmarrësit kanë marrë certifikata dhe janë bërë Ambasadorë të rinj të pajtimit.
Seminari është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe
