U prezantua projekti i parë i dokumentit strategjik për politikën e punësimit të komuniteteve

Më 7.02.2013 është mbajtur takimi me vëzhguesit e grupit punues të ardhshëm i cili do të merret me hartimin e mekanizmave dhe të procedurave me qëllim të avancimit të kornizës ligjore e cila regullon punësimin e komuniteteve.
Temë e këtij takimi ishte projekti i parë i dokumentit strategjik për politikën e punësimit të komuniteteve jo shumicë të cilin e ka hartuar Zyra për çështje të komunitetve, si dhe roli i vëzhguesve në grupin e punës.
Takimin e hapi drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, Sërxhan Popoviq i cili i falënderoi të pranishmit (Shkëlqesinë Ambasadorin e Norvegjisë, përfaqësuesit e ambasadave të SHBA së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe të Zvicrës, të UNDP-së , OSBE-së, të Zyrës së përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë dhe të ECMI-së) për gatishmërinë për të mbështetur këtë nismë dhe për të dhënë kontributin e tyre.
Zyra e Kryeministrit / Zyra për çështje të komuniteteve dëshiron që me këtë projekt ti kushtojë më shumë vëmendje politikës së punësimit të komuniteteve, si dhe që bashkë me anëtarët e grupit të punës, të krijojë mekanizma për përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues në këtë fushë. Ne dëshirojmë që tua vëjmë në pah të gjitha institucioneve dhe ndërmarrjeve rëndësinë e zhvillimit të strategjisë dhe të programeve që do të përmirësojnë politikat e punësimit të komuniteteve jo shumicë, por edhe rëndësinë e koordinimit të politikave të tyre të punësimit me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës, "tha Popoviq.
Sonja Skarep, këshilltare në Zyrën për çështje të komuniteteve, para të pranishmëve prezantoi projektin e parë të dokumentit strategjik për poltikën e punësimit të komuniteteve, dhe pas kësaj u zhvillua diskutim.
Paralelisht me procesin e formimit të grupit të punës, do të bëhet një hulumtim për përfaqësimine e komuniteve jo shumicë.
Në këtë hulumtim gjithashtu do të paraqitet edhe analiza krahasuese në raport me rezultatet e hulumtimit të bërë nga Zyra për çështje të komuniteteve në vitin 2010.


