Twitter Facebook Youtube

U shënua Dita Ndërkombëtare Rome

10.04.201312:14

Zyra e Kryeministrit/Zyra për Çështje të Komuniteteve, edhe  këtë vit organizoi një konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare  Rome. Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues të shquar të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe të korit diplomatik në Kosovë, të cilët në fjalën e tij të hapjes, përzemërsisht  i falënderoi këshilltari  i kryeministrit dhe drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Popovic. Ai gjithashtu ua uroi  festën  komunitetit Rom duke vënë në dukje se kjo është dita kur  kremtohen  arritjet e tyre, por edhe një mundësi për të nxjerrë në pah dhe për të rritur ndërgjegjësimin në mesin e publikut të gjerë në lidhje me problemet me të cilat, për fat të keq, ky komunitet përballet, dhe për të inkurajuar qeverinë për të kushtuar  vëmendje të veçantë  përmirësimit  të gjendjes së  tyre.

 Të pranishmëve u  janë drejtuar, zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Slobodan Petrovic, Ministrja  për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, shefi  i BE-së dhe Përfaqësuesi Special i UE Samuel Zhbogar, koordinatori i KB për zhvillim   përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, Zëvendës Ministri i Arsimit, Usmen Baldzi, Zylfi Merxha Kryetar i PRBEK, anëtari  i Parlamentit të Kosovës, Albert Kinolli, si dhe përfaqësues të tjerë të respektuar  të Komunitetit Rom dhe të shoqërisë civile

Pjesëmarrësit ranë dakord se ka ende shumë probleme me të cilat ballafaqohet Komuniteti Rom dhe se nevojitet  koordinimi i  përpjekjeve të të gjitha institucioneve në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira dhe për t’u  përmirësuar kushtet e jetesës së komunitetit. Gjithashtu u konstatua se duhet të investohet më shumë  në edukimin e Komunitetit Rom sepse arsimi është çelësi i  progresit social dhe i integrimit në shoqëri.

Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve paraqiti shkurtimisht para të  pranishmëve se në  cilat  projekte dhe në cilat fusha Zyra e ndihmon Komunitetin Rom, dhe theksoi  se është në proces krijimi i  Grupit Punues i cili  synon të përmirësojë kuadrin ligjor dhe politikat e punësimit të komuniteteve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com