Tryeza e rrumbullakët për përfaqësmin e komunitetit boshnjak në isntitucionet e Kosovës

Më 17 prill, u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën e përfaqësimit të komunitetit boshnjak në institucionet publike të Kosovës, si dhe të punësimit të të rinjëve dhe të nostrifikimit të diplomave të tyre. Në takim u prezantua hulumtimi për numrin aktual të boshnjakëve të punësuar në institucione publike, si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet ky komunitet.
Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, Srdan Popovic shfrytëzoi nga rasti për t 'i njohur të pranishmit me projektin e Zyrës që ka të bëjë me përmirësimin e politikës së punësimit të komuniteteve jo shumicë. Në kuadër të këtij projekti, në bashkëpunim me UNDP-në, është zgjedhur kompania e cila është duke zbatuar në terren hulumtimin për përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë në institucionet publike, në ndërmarrje, në agjenci dhe në komuna.
Përveç z.Popovic, në takim folën gjithashtu, minsitri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Nenad Raic, zëvendësminsitri i për Komunitete dhe Kthim, z.Husnija Bekovic dhe koordinatori i projektit Këshilli i Kongresit të Intelektualve Boshnjak të Kosovës, z.Mejdin Saliji.
