Grupet lokale të veprimit, takim i donatorëve

Të Premten, më 19 prill, në komunën e Prizrenit u mbajt një takim m donatorë të cilin e kishin organizuar përfaqësuesit e grupeve lokale të veprimit. Grupet lokale të veprimit përbëhen nga përfaqësuesit e komunës, të ndërmarrjeve të vogla, të organizateve jo qeveritare dhe të komuniteteve që funksionojnë në Prizren, Shtërpcë, Novo Bërdë dhe në Partesh.
Grupet lokale të veprimit bashkëpunojnë me shumë partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë me qëllim të sigurimit të një mbështetjeje më të madhe për projektet të cilat kanë për qëllim tu ndihmojnë të kthyerve dhe komuniteteve.
Në takimin e sotëm u prezantuan 12 projekte të cilave u nevojitet financimi, nga të cilat 8 prej tyre janë infrastrukturore kurse 4 kanë të bëjnë me ndihmën për fermerët.
Përveç drejtorit të Zyrës për çështje të komuniteteve, Srdan Popovic, në cilësinë e donatorit në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të Qendrës për mbështetjen e Bizneseve të Kosovës (Bussines support center Kosovo), të IOM-it, si dhe përfaqësuesi i
projektit Beautiful Kosovo.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Srdan Popovic prezantoi lëmin e punës dhe projektet në të cilat aktualisht është duke punuar Zyra për çështje të komuniteteve dhe theksoi se është me rëndësi që ndërmjet partnerëve të cilët merren me çështje të komuniteteve të ketë komunkim të vazhdueshëm në mënyrë që ndihma t\'u dedikohet pikërisht atyre që u nevojitet dhe për t\'u evituar dyfishimi i aktiviviteve.