Avancimi i politikës së punësimit të komuniteteve jo shumicë në Kosovë

Me vendim të Qeverisë, më 5 prill 2013, është themeluar një grup punues i cili do të punojë në zhvillimin e rekomandime që synojnë përmirësimin e politikave të punësimit të komuniteteve në institucionet publike, në ndërmarrje publike, agjenci dhe në komuna. Grupi punues kryesohet nga Zëvendëskryeministri/Ministëri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrović, ndërsa anëtarë të këtij grupi janë përfaqësuesit e ministrive, ndërmarrjeve publike dhe të agjencive.
Takimin e parë të grupit punues të mbajtur më 25 prill e hapi këshilltari i lartë i Kryeministrit/ Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Popovic, i cili me këtë rast të pranishmit i njoftoi me iniciativën e ngritur nga Zyra për Çështje të Komuniteteve për avancimin e politikave të punësimit të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.
\"Me këtë iniciativë ne duam të avancojmë politikën e punësimit të komuniteteve joshumicë në disa fusha, duke filluar nga procedurat për shpalljen e vendeve të punës, nëpërmjet procesit të përzgjedhjes, si dhe me programet dhe trajnimet shtesë në mënyrë që pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë të jenë më konkurrues në treg, për tu përmbushur plotësisht kuota ligjore e përfaqësimit të komuniteteve në institucionet publike , por edhe për tu motivuar anëtarët e komuniteteve jo shumicë që të aplikojnë për punë. Në bashkëpunim me UNDP është zgjedhur një kompani e cila është duke punuar në hulumtimin lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në institucionet publike, në ndërmarrje, agjenci dhe në komuna. Hulumtimi do të paraqitet në takimin e dytë të grupit të punës të cilin planifikojmë ta organizojmë nga mesi i muajit maj. Grupi punues në fund të punës së tij do të duhej tia dorëzonte Qeverisë për miratim rekomandimet të cilat synojnë forcimin dhe rritjen e kapacitetit të efektivitetit të mekanizmave që rregullojnë punësimin e komuniteteve jo shumic: përkatësisht rekomandimet që lidhen me sistemin e masave që do të shtonin monitorimin e zbatimit të politikave të punësimit në institucione, në ndërmarrje dhe në agjenci, \"tha Popović në fjalimin e tij hyrës.
Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri dhe Ministëri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Slobodan Petrović, shprehi mbështetjen e tij të plotë për punën dhe tha se grupi punues është shumë i rëndësishëm, sepse duhet të miratojë rekomandime që do të ndikojnë që të rinjtë të mos largohen nga Kosova në kërkim të ofertave më të mira, por të qëndrojnë në Kosovë, për të ndihmuar shoqërinë. Ai gjithashtu përmendi se ligji thotë se duhet të inkurajohen pjesëtarët e komuniteteve minoritare, dhe se ata duhet të përbëjnë 10% të të punësuarve në institucionet qendrore.
Të pranishmëve gjithashtu iu drejtua edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, z. Dalibor Jevtić, i cili gjithashtu u zotua për mbështetje dhe kontribut të plotë nga Ministria për grupin punues dhe theksoi rëndësinë e punësimit të personave të kthyer .
\"Përveç adresimit të aspektit ekonomik, ne kështu ndihmojmë për të ndërtuar besim në institucionet e Kosovës. Besimi, krahas çështjeve ekonomike, sot është një nga elementët më të rëndësishëm kur është fjala për kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve, tha Jevtić.
Pas fjalimeve hyrëse , Sonja Skarep këshilltare e CDF në Zyrën e Kryeministrit / Zyra për Çështje të Komuniteteve, prezantoi para grupit punues draftin e parë të Dokumentit strategjik për politikën e punësimit, i cili përmban hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në avancimin e politikave të punësimit të komuniteteve jo shumicë , përshkrimin e detyrave të grupit punues dhe fazat në të cilat duhet të zhvillohen politikat e punësimit.
U propozua që takimi i radhës i grupit punues të mbahet nga mesi majit, kur do dakordohet se cilat institucione do të përbëjnë një ekip të vogël për të punuar në zhvillimin e rekomandimeve të lartpërmendura.
Në takim po ashtu morën pjesë Përfaqësuesi i ZPS/ZKM, Përfaqësuesi i SKQ/ZKM Përfaqësuesi i Zyrës Ligjore-ZKM, përfaqësuesi i Ministrisë së Administratës Publike, përfaqësuesi i Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësuesi i Minisatrisë së punëve të Brendshme, përfaqësuesi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësuesi i Ministrisë pë për Komunitete dhe Kthim, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, përfaqësuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përfaqësuesi i Doganave të Kosovës, përfaqësuesi i Hekurudhave të Kosovës, përfaqësuesi i Post-Telekomit të Kosovës, përfaqësuesi i Këshillit konsultativ për komunitete, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i Kuvendit, përfaqësuesi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, përfaqësuesi i Radio Televizionit të Kosovës, përfaqësuesi i Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Në cilësinë e ekspertëve dhe të ndihmës nga jasht në takim morën pjesë: përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, përfaqësuesi i Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë, përfaqësuesi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, përfaqësuesi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, përfaqësuesi i Ambasadës së Zvicrrës në Kosovë, përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësuesit Special të BE-së, përfaqësuesi i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi i Qendrës Evropiane për Çështje të Pakicave.
