Kryeministri priti përfaqësuesit e komunitetit goran
05.05.201511:27

Me ndërmjetësimin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, përfaqësuesit e komunitetit goran patën rastin për të biseduar me kryeministrin z. Isa Mustafa. Ata e njoftuan Kryeministrin me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky komunitet dhe me këtë rast e falënderoi atë për pritjen.
Gjithashtu shprehën falenderim për Zyrën për Çështje të Komuniteteve, e cila deri tani ka mbështetur zhvillimin e sektorit civil të këtij komuniteti.
Kjo është hera e parë që kryeministri pret përfaqësuesit e komunitetit goran.
