Thirrje publike per eksperte te jashtm
SHPALL
Thirrje publike për ekspertë të jashtëm që të marrin pjesë në komision për vlerësimin e projekteve të OJQ-ve dhe bizneseve te vogla ekonomike
07.05.2020
Bazuar në paketën e miratuar të asistencës fiskale dhe planin e miratuar operativ, masa 9, Zyra për çështje të komuniteteve fton dy përfaqësues për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit të projekteve, bazuar në konkursin për aplikime të organizatave joqeveritare të shpallur me 23 prill 2020, përfshirë përfaqësuesit e OJQ-ve.
Rregullorja MF-nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat për financimin publik të organizatave joqeveritare, në nenin 8 paragrafi 3.2, përcakton që pjesë e secilit komision vlerësues për vlerësimin e propozimeve të projekteve të OJQ-ve të pranuara në thirrjet publike duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, përfshirë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.
Për këtë qëllim, Zyra për çështje te komuniteteve fton të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë për të qenë pjesë e komisionit vlerësues si ekspertë të jashtëm për të vlerësuar propozimet e projekteve të paraqitura nga OJQ-të dhe bizneset e vogla, për financim përmes fondeve publike.
Të drejtën për të aplikuar kanë:
• Punonjës në organizata joqeveritare që veprojnë në Republikën e Kosovës;
• Ekspertë të pavarur me të paktën 5 vjet përvojë pune në administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve, ose fusha të ngjashme.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
• Duhet të kenë të paktën nivelin e studimeve themelore universitare - Bachelor;
• Duhet të kenë së paku 5 vjet përvojë pune;
• Përvojë në projekte të OJQ-ve;
• Përvojë në punën me projekte lokale mikro-ekonomike
• Nuk duhet të jenë të emëruar politikisht, nëpunës civilë ose në pozita të ngjashme në administratën publike.
Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
• Letër motivimi
• CV e azhurnuar;
• Provat e arsimimit dhe të përvojës së punës;
• Punonjësit e OJQ-ve duhet të paraqesin një letër nominimi nga udhëheqësi i OJQ-së në të cilën është i punësuar aplikanti.
Për shkak të rrethanave përgjithësisht të njohura, të krijuara nga pandemia me virusin, i tërë dokumentacioni e nevojshëm duhet të dërgohet vetëm përmes adresës elektronike (e-maill ) të Zyrës së Kryeministrit për Komunitete ((zck-kpz-grants@rks-gov.net).
Zyra e Kryeministrit për Komunitete inkurajon fuqimisht anëtarët e komuniteteve jo-shqiptare që të aplikojnë në konkurse të hapura me qellim për të gjetur kandidatët / aplikantët më të përshtatshëm.
Për informacion shtesë mund të njoftoheni me telefon: 038 200 14 057
Vetëm kandidatët nga lista e shkurtër do të kontaktohen.
Afati i aplikimit është i hapur 5 ditë nga data e publikimit, nga 07.05. 2020 deri në 12.05. 2020.
Aplikimet që vijnë pas afatit dhe aplikimet jo të plota do te refuzohen