Njoftim
Njoftim
Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit (ZÇK/ZKM), fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë, që jetojnë në kushte të rënda ekonomike, të aplikojnë për ndihmë financiare në mundësitë që ofron Zyra për Çështje të Komuniteteve.
Duke u bazuar në mandatin e saj dhe në dispoziatat e Programit për Komunitete, ZÇK buxhetin në dispozicion e shfrytëzon për përkrahje financiare për pjesëtarët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Ndihma që ZÇK ofron është kryesisht: ndihmë financiare për renovimin apo ndërtimin e shtëpisë, ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve në rast të sëmundjeve, ndihmë financiare studentëve për mbulimin e shpenzimeve të shkollimit, si dhe forma tjera të përkrahjes financiare për qytetarët në vështirësi ekonomike.
Gjithashtu, ZÇKZKM një pjesë të limituar të buxhetit në dispozicion e shfrytëzon për përkrahje financiare për bizneset dhe veprimtaritë e ndryshme ekonomike, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe zhvillimin ekonomik për pjesëtarët e komuniteteve jo – shumicë që jetojnë në Kosovë.
Zyra për Çështje të Komuniteteve gjatë gjithë vitit pranon aplikacione nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Aplikacionet bashkë me formën e aplikimit duhet të dorëzohen në adresen: Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi Nëna Terezë, 10 000 Prishtinë. Aplikacionet e pranuara në ndonjë formë tjetër nuk vlerësohen nga ana e komisionit.
Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë personat të cilët dëshmojne kërkesa e tyre është e bazuar dhe i përmbushë kriteret e përcaktuara për përkrahje financiare. Inkurajojmë fuqishëm të gjithë pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Kosovë të aplikojnë për ndihmë financiare.
Për të shkarkuar formën e aplikimit për ndihmë financiare për persona fizik, klikoni linkun e mëposhtëm Forma e aplikimit per ndihm finaciare
Për të shkarkuar formën e aplikimit për ndihmë financiare për persona juridik (biznese të vogla), klikoni linkun e mëposhtëm Forma e aplikimit per persona juridik