Twitter Facebook Youtube

Ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë, një nismë që premton përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve

12.11.201014:44

Prishtinë, 12 nëntor 2010

Falë gatishmërisë së Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrë të Kryeministrit, familja e z. Simjonovic këtë dimër do ta kalojë në shtëpinë e sapo ndërtuar në Graçanicë. Kjo shtëpi ka 65 m2.

Kryefamiljari i kësaj familjeje z. Branko Simjonovic, i cili jeton me bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin, falënderoi ZÇK-në për ndërtimin e shtëpisë re. Ai dhe familja e tij që prej njëmbëdhjetë vitesh nuk kishin strehim, meqë gjatë konfliktit në të kaluarën shtëpia e tyre në Fushë Kosovë ishte shkatërruar. Ai theksoi se familja e tij është mjaft e kënaqur me standardet e ndërtimit të shtëpisë, por me vetë dëshirë kanë bërë disa investime të vogla që të harmonizojë nevojat familjare. Shtëpia ka dy dhoma, një kuzhinë dhe një banjë.

Ndërkaq familja shtatë anëtarëshe e z. Berisha, i cili jeton me nënën, bashkëshorten dhe katër fëmijë, është përfitues i shtëpisë në sipërfaqe prej 75 m2 të ndërtuar në  Ferizaj.

Kryefamiljari i familjeje, z. Bekim Berisha falënderoi institucionet e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve të strehimit për familjen e tij, e cila në mungesë të kushteve elementare ekonomiko-sociale prej vitesh kishte jetuar në një shtëpi me rrezik shembjeje. Asnjë nga anëtarët e familjes nuk është i punësuar.

Këshilltari i lartë i Kryeministrit dhe njëkohësisht drejtor i ZCK-së, z. Srdjan Sentic, pas një vizite që u bëri këtyre familjeve, i përgëzoi për vendosjen në shtëpitë e reja,  duke theksuar se krijimi i kushteve minimale, por që janë standarde për një jetë më të mirë për qytetarët, e në veçanti për familjet që jetojnë në rrethana të vështira shoqërore, është i një rëndësie jetike që do vëmendje përherë.

Z. Sentic në emër të Kryeministrit Thaçi, pjesëtarëve të këtyre dy familjeve ju dëshiroi një jetë me plotë shëndet, duke theksuar se e kaluara gjithmonë duhet të jetë mësim për një të ardhme më të mirë dhe të begatë për shoqërinë tonë.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com