Zyra për Çeshtje të Komuniteteve e cila vepron në kuader të Zyres të Kryeministrit edhe këtë vit ofroj ndihmë dhe përkrahje për shoqerin civile

Në kuadër të politikave të Qeverisë së Kosovës dhe ZÇK/ZKM-së bën pjesë edhe Ftesa për Propozime: Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë me çrast janë nda grante për projektet e paraqitura nga OJQ-të, të cilat ofrojnë projekte të ndryshme që promovojne kulturën, traditën, edukimin dhe gjuhën e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Pas shpalljes së ftesës për propozime, eshte formua komisioni i përzier nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare (partnere tanë) me çrast është bër vlerësimi i projekteve dhe janë perzgjedh ato më të mirat.
Një procedurë e këtillë e financimit të projekteve dhe përkrahjes së OJQ-ve është ndjekur edhe vitin e kaluar me çrast janë ndihmuar disa projekte nga regjione të ndryshme të Kosovës ku si focus kanë pasur ndihmën dhe përkrahjen e komuniteteve në promovimin e vlerave kulturore, educative dhe fetare.
Komisioni për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve për zbatimin e projekteve që plotësojne objektivat e programit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë ka qen në këtë përbërje: Kryesuese ka qen Zyrtarja e ZKM, anëtaret kan qen zyrtaret nga MKK, MAPL, Komisioni për Komunitete dhe Kthim, Këshilli Konsultativ për Komunitete, për deri sa vëzhguesit kan qen zyrtart nga Ambasada Amerikane, ZKM,OSBE, ES&SCO, ADA, ICO.




