Twitter Facebook Youtube

U mbajt Takimi i parë i Grupit të punës për reformë të Komisionit të gjuhëve

02.12.201116:35

Takimin e hapi Këshilltari i lartë i Kryeministrit/Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, z.Srdjan Popovic , me ç rast i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i informoi se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 9 nëntor të vitit 2011 ka marrë. Vendim për themelimin e Grupit të punës për reformë të Komisionit qeveritar për gjuhë dhe krijimin e politikave për përdorimin e gjuhëve në Kosovë. Grupi i parë i punës do të ketë për detyrë të miratojë dokumentin strategjik dhe planin e punës të Grupit të punës me rekomandim të pjesëmarrësve në Konferencën e Selanikut dhe me pëlqimin e isntitucioneve të tjera ndërkombëtare të cilin e kemi marrë në Takinim preliminar të mbajtur më 25 nëntor 2011. Pas kësaj, z. Srdjan Popovic ia dha fjalën ZëvendësKryeministrit/Minsitrit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic i cili është kryesues i Grupit të punës.

Z. Petrovic pasi përshëndeti të pranishmit tha se parim demokratik i çdo shoqërie është përdorimi i gjuhës dhe liria e fjalës.

“Se në çfarë shkalle ndodhet demokracia shihet pikërisht nga shkalla e tolerancës dhe e diversitetit ndaj kulturës së bashkësive të tjera. Me aktivitetet e sotme spikasim vullnetin e Qeverisë së Kosovës dhe të të gjitha institucioneve për të rregulluar përdorimin e gjuhëve në Kosovë, ashtu siç thotë ligji. Jemi të vetëdijshëm për problemet që kemi lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë dhe e dijmë se këto probleme duhet zgjidhur sa më parë''.

Komisioni gjuhëve, Zyra e Kryeministrit për shërbime të ndihmës juridike, bashkë me akterët e interesuar ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe komisionerin Irlandez për gjuhë , OSCE-në dhe ICO-në , u dakorduan për rekomandimet :

Rekomandimi 1. Qeveria do të duhej të reformonte Komisonin e gjuhëve dhe t’ ia sigurojë resurset në mënyrë që të sigurohet efektiviteti.

Rekomandimi 2. Reforma e Komisionit të gjuhëve do të duhej bërë në vitin 2011, nëpërmjet hapave konkretë të cilët i propozuan pjesëmarrësit.

Rekomandimi 3. Komisioni i gjuhëve do të ketë plan veprimi disavjeçar, me një strukturë rreth tre objektivave bazë:

• Fuqizimi dhe shtimi i efektivitetit të kapacitetve të Komisonit të gjuhëve
• Ngritja e vetëdijes për funksionet dhe rolin e Komisionit të gjuhëve në organizatat publike dhe shtetërore
• Forcimi i kapaciteteve të institucioneve publike në mënyrë që të zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve

Dëshiroj të falenderoj Zyrën e Kryeministrit për përpjektet që po bën rreth kësaj çështjeje, si dhe institucionet ndërkombëtare të cilat po na mbështesin. Dëshiroj të veçoj Ambasadën e SHBA-së, Ambasadën e Norvegjisë. Ambasadën e Zvicrës, pastaj UNDP, OSCE, ICO EC, ECMI të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të na ofruar mbështetje kur është fjala për popullatën e Republikës së Kosovës. Gjithashtu u uroj punë të sukseshme Ministrive të cilat do të kenë rol të rëndësishëm në gjithë këtë, para së gjithash Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ”, tha Zëvendëskryeminsitri, z. Petrovic.

Fjalë hyrëse paraqitën edhe Minsitri i Administratës publike z. Mahir Yagcilar dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, z.Radojica Tomic dhe Zëvendësminsitri për Arsim, shkencë dhe teknolgji, z. Nehat Mustafa të cilët shprehën mirënjohjeje ndaj punës se Zyrës së Kryeministrit, Zyrës për çështje të komuniteteve dhe i ofruan mbështetje të plotë punës së Grupit punues.

Pas fjalës hyrës, Sonja Skarep, eksperterte lokale e UNDP-s (mbështetje nga jashtë nga UNDP-ja ne punën e Grupit të punës) në Zyrën e Kryeminsitri për çështje të komuniteve, prezantoi Dokumentin strategjik për reformën e Komisionit të gjuhëve, Planin e punës dhe detyrat e Grupit të punës për reformën Komisionit për gjuhë dhe politikë gjuhësore.

Pasoi diskutimi dhe miratimi i dokumentve të prezantuara (Plani i punës dhe Dokumenti strategjik ) nga anëtarët e Grupit e punës.

Për grupin e ardhshëm të punës është planifikuar prezantimi i udhëzimit të ri adminsitrativ për përbërjen dhe kompetencat e Komisionit të gjuhëve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com