Twitter Facebook Youtube

Takimi konsultativ në lidhje me reformën e Komisionit të Gjuhës

12.12.201112:43

Të hënën me 12 Dhjetor 2011. është mbajtur takimi konsultativ në lidhje me reformën e Komisionit të Gjuhës. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrive (Administratës Publike, të komuniteteve dhe kthimit, arsimit shkencës dhe teknologjisë) të përfshirë në Grupin Punues, si dhe përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit për mbështetje ligjore, përfaqësues të të Komisionit të tanishëm te gjuhëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit në mbledhje patën mundësinë për të diskutuar mbi politikën për gjuhët në Kosovë, reformën e Komisionit të Gjuhës, rolin e disa ministrive në këtë, dhe gjithashtu ju është prezantuar përfaqësuesve te Komisionit të tanishëm te Gjuhëve dhe shoqërisë civile, plani i punës i grupit punës te qeverisë, si dhe dokumenti strategjik i reformës së Komisionit të Gjuhës.

Në mbledhje është përshëndetur nisma për reformimin e Komisionit, dhe është arritur në përfundim se është e domosdoshme të punohet në krijimin e një zgjidhje më e qëndrueshme për edukimin e përkthyesve për profesione të caktuara, si dhe përmirësimi i cilësisë së përkthimit të dokumenteve zyrtare. Gjithashtu, u theksua se duhet të punojmë për të rritur ndërgjegjësimin për ekzistencën e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe të punës se Komisionit te Gjuhës, të ardhshëm dhe te

Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e tyre, që të gjithë në fushën e tyre të punës, të japin kontributin e caktuar për të siguruar zbatimin e plotë të ligjit për gjuhët.

Grupi i dytë i punës për reformën e Komisionit për gjuhët është planifikuar për fillim të janarit te vitit 2012. kur do të jetë në rend dite drafti i udhëzimit te ri administrativ te zyrës juridike te zyrës së Kryeministrit, mbi kompetencat dhe përbërjen e Komisionit të Gjuhës

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com