U mbajt Takim i dytë i Grupit të punës për reformë të Komisionit të gjuhëve

Të Enjtën, më 19. Janar 2012 është mbajtur takimi i dytë i Grupit të punës për reformë të Komisionit të gjuhëve. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ministrive (Minsitria e Pushtetit Lokal, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Adminsitratës Publike, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë), përfaqësuesit e Zyrës për komunutete- Zyra e Kryeminsitrit, përfaqësuesit e Zyrës ligjore dhe të Zyrës për planifikim strategjik Zyra e Kryeministrit, Kryetari i Komisionit të gjuhëve, si dhe përfaqësuesi i i Këshillit konsultativ për komunitete. Në cilësinë e vëzhguesve morën pjesë përfaqësuesit e ICO së, UNDP-së , OSBE-a, nga ambasadat: e Norvegjisë, SHBA-së dhe të Zvicrës , si Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë dhe të Qendrës Evropiane për Çështje të Pakicave.
Takimin e hapi Kryesuesi i Grupit të punës dhe Zëvendëskryeminsitri, z. Sllobodan Petroviq i cili përshëndeti të pranishmit, shprehu kënaqësinë për rezultatet e arritura deri më tani dhe falenderoi të pranishmit për respektimin e planit të punës të grupit punues dhe për angazhimet që kjo reformë të jetë e suksesshme.
Pas kësaj fjale hyrëse, zoti Sërxhan Popoviq, këshilltar i lartë i Kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për çështje të komuniteteve gjithashtu përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi me rendin e ditës së kësaj mbledhjeje.
Siç e dini, jemi dakorduar që sot të prezantojmë Propozimin e Udhëzimit adminstrativ dhe pas kësaj do të kemi kohë për të diskutuar dhe për të dëgjuar komentet tuaja. Gjithashu do ti prezantojmë edhe komentet të cilat, ndërkohë, kanë arritur nga Komisioneri irlandez për gjuhë, nga këshilltari i larë për çështje të pakicave në OSBE, komentet e Misionit të OSBE-së në Kosovë si dhe komentet e Ministrisë së Administratës publike. Takimi i sotëm do ti kushtohet diskutimeve me qëllim të përmirësimeve në këtë Udhëzim, dhe pas kësj Zyra ligjore e Kryeminsitrit do ti inkorporojë në Udhëzimin e ri administrativ të gjitha komentet për të cilat do të dakordohemi. Gjithashtu, shfrytëzoj rastin dhe falenderoj drejtorin e Zyrës ligjore për përpjekjet e deritashme, si dhe ICO-në e cila ka dhënë kontribut të caktuar në hartimin e këtij Udhëzimi.
Në muajin shkurt planifikojmë edhe një seminar në Ohër në të cilin do të punojmë në Rregulloren e punës- në Punët dhe detyrat si dhe në Përshkrimin e vendeve të punës me qëllim që të përcaktohet profesionalizimi dhe veprimtaria e Komisionit të reformuar të gjuhëve, përkatësisht e Zyrës së Komisionerit për gjuhë.
Gjithashtu dëshiroj t ju njoftojë se anëtarët e Grupit të punës, nga data 31.01. deri më 4.02. do të shkojnë për një vizitë studimore në Bruksel për t u njoftuar me praktikat e përdorimit të gjuhëve në inistitucionet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, anëtarët e grupit të punës do të kenë rastin për të prezantuar, para përfaqësuesve relevantë të Bashkimit Evropian, nismën e reformës së Komisionit të gjuhëve.
Shrytëzoj rastin për të falenderuar UNDP-në për mbështetjen që po na ofron për organizimin e këtij udhëtimi. tha z. Popoviq dhe fjalën ia dha Sonja Skarepit ( këshilltares nga CDF në Zyrën e Kryeministrit për çështje të komuniteteve ) e cila ka paraqitur Udhëzimin administrativ, dhe pas kësaj pasoi disktutimi i anëtarëve të Grupit të punës si dhe u dhanë komente të cilat do të përfshihen në Udhëzimin e ri Administrativ.




