Vizita studimi ne Bruksel
Në periudhën nga 31 janar deri me 4. shkurt, Zyra e Kryeministrit / Zyra për Çështje të Komuniteteve ka organizuar një udhëtim studimor për anëtarët e Grupit Punues për Reformën e Komisionit të Gjuhës.
Qëllimi i vizitës studimore ishte që të njoftohen anëtarët e grupit punues dhe të mësojnë më shumë për politikën e përdorimit të gjuhës dhe shembujve te praktikave më të mira, kur është fjala për zbatimin e tyre nga institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe pushtetit në Belgjikë.
Gjithashtu, në këtë rast, z Srdjan Popovic, Këshilltar i lartë i Kryeministrit
dhe Drejtor i Zyrës për Komunitete e prezantoi nismën dhe qëllimin e reformimit te Komisionit për Gjuhë..
Gjatë vizitës studimore, anëtarët e grupit punues kanë pasur mundësi të takohen me përfaqësues të Komisionit Evropian, parlamentit Federal Belg, Këshillit te Evropës, Gete Institutit, si dhe me një grup te profesorëve në Universitetin e Brukselit te cilit merren me përdorimin e gjuhëve në mjedise shumëgjuhëshe dhe multikulturore, dhe me ndikim mbi politikën e përdorimit te gjuhës në Belgjikë.
Takimet me përfaqësuesit e këtyre institucioneve kanë qenë shumë të dobishme në aspektin e propozimeve konkrete për të përmirësuar politikën gjuhësore dhe sugjerimeve lidhur me punën e ardhshme të Zyrës së Komisionarit për gjuhë.
Aktiviteti tjetër i grupit punues është seminari në Ohër prej 13 deri me 16 shkurt ku është planifikuar të bëhet versioni përfundimtar i Udhëzimit Administrativ, së bashku me shtesat mbi rregullat dhe procedurat për zgjedhjen e Komisionarit, dhe përshkrim i vendeve te punës ne Zyrën e ardhshme të Komisionarit.