U mbajt takim preliminar me vëzhguesit e grupit të punës për të mbështetur themelimin e Zyrës së Komisionarit të gjuhëve
03.04.201214:46
Pasi që Qeveria më 21 mars, aprovoi rekomandimet e grupit të punës për reformën e Komisionit të gjuhëve për miratimin e Rregullores për Zyrën e Komisionarit të gjuhëve dhe për zgjatjen e mandatit të grupit të punës, më 3 prill të këtij viti u mbajt takimi përgatitor me vëzhguesit e grupit të punës. Vëzhguesve ne mandatin e ri të grupit të punës u është bashkëngjitur edhe Ambasada Britanike.
Në këtë takim është prezantuara plani i punës dhe detyrat e grupit të punës gjatë disa muajve në vijim. Gjithashtu, përfaqësuesit e organizatave paraqitën propozimet e tyre në mbështetje të procesit të themelimit të Zyrës së Komisionarit të gjuhëve.