U miratua Plani i punës i Grupit punues për mbështetjen e themelimit të Zyrës së Komisionerit të gjuhëve
Të Mërkurën, më 18.prill 2012, u mbajt takimi i parë i Grupit punues për mbështetjen e themelimit të Zyrës së Komisionerit të gjuhëve , në mandatin e ri të zgjatur
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e grupit të punës dhe vëzhguesit .
Në cilësinë e anëtarëve të grupit të punës , në mandatin e ri, janë ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Policisë së Kosovës .
Në takim është prezantuar dhe miratuar plani i punës me përshkrimin e hollësishëm të aktiviteteve gjatë disa muajve të ardhshëm .
Në periudhën e ardhshme, Zyra ligjore, me përkrahjen e grupit të punës, do të punojë në përgatitjen e konkursit për pozitën e Komisionerit të gjuhëve, që do të duhej të publikohej në muajin maj.