Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve mori pjesë në Konferencën vjetore të Rrjetit të Kosovës për strategji veprimi (RRKSV/KPAM)

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, z. Srdjan Popovic, të Shtunën, me 23 prill mori pjesë në Konferencën vjetore të Rrjetit të Kosovës për strategji veprimi (RRKSV/KPAM) që tubon 95 organizata joqeveritare.
Pas fjalës hyrëse të nikoqirit të Konferencës, z. Popovic iu drejtua të pranishmëve me çrast përgëzoi Rrjetin e Kosovës për strategji veprimi për rezultatet e deritanishme të punës. Ai gjithashtu theksoi se Zyra e Kryeministrit / Zyra për Çështje të Komuniteteve zhvillon bashkëpunim me shumë organizata të shoqërisë civile, dhe se në të ardhmen duhet punuar më tepër në krijimin më të fuqishëm të partneritetit, të sektorit civil me institucionet e nivelit qendror dhe lokal, me mediat dhe me organizatat ndërkombëtare, sepse kjo është e vetmja mënyrë për t u arritur rezultate të dëshiruara.
Përgjegjësia juaj është e madhe dhe ne jemi të vetëdijshëm për faktin se shumë çështje të rëndësishme, i iniciojnë pikërisht organizatat e shoqërisë civile, kështu që një shoqëri civile e fuqishme përbën element të pashmangshëm për çfarëdo ndryshimesh dhe reformash në shoqëri, tha zoti Popovic.
Ai përfitoi nga rasti që organizateve joqeveritare të tubuara edhe një herë tu vë në dijeni se Zyra për Çështje të Komunitetve ka të hapur ftesën për financimin e projekteve dhe se propozim projektet mund të paraqiten deri më 8 Maj
Të pranishmit, gjithashtu i përshëndeten edhe Shkëlqesia e Tij , ambasadori Kristofel Del, dhe Zoti Robert Garnet, shef i Mersi Korpsit (Mercy Corps).
Përveç mysafirëve të përmendur, në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Norvegjisë, të Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësues relevantë të organizatave ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe të mediave.



