Zoti Srdjan Popovic në panairin e grave sipërmarrëse në Shtërpce
Më 11. Pril në Shtërpcë është mbajtur panairi grave sipërmarrëse, të cilin e happen Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, Zëvendëskryetarja e Komunës së Shtërpcës Lela Petkovic dhe drejtoresha e NDI në Kosovë, zonja Laura Nichols.
Pas fjalëve përshëndetëse, u diskutua në temën Sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohen grate sipërmarrëse. Me këtë rast , zoti Srdjan Popovic theksoi se në situatën e tanishme të krizës ekonomike, sipërmarrësia, përkatësisht fillimi i bizneseve të pavarura konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme të fitimit nëpërmjet vetëpunësimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Gjithashtu, barazia gjinore, si sistem i të drejtave universale të njeriut, nënkupton , jo vetëm zbatimin e tij në jetën e përditshme të grave dhe të burrave, por edhe demokratizimin e tërë shoqërisë . Sot, këtu dëshiroj të potencoj se angazhohem për mbështetje të plotë për gratë sipërmarrëse, si mënyrë e kapërcimit të krizës, mënyrë e ballafaqimit me realitetin në mënyrë të guximshme dhe dinjitoze. tha zoti Popovic, këshilltar i lartë i Kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.
Të pranishmit patën rastin të kënaqën duke shikuar ekspozitën me artizanate të ndryshme , të shijojnë ushqimet tradicionale dhe të bisedojnë me gratë sipërmarrëse lidhur me sfidat e tyre dhe mënyrat për të përkrahur zhvillimin e biznesit të grave sipërmarrëse.