Përfundoi ndërtimi i 4 shtëpive për 4 familje të komunitetit rom në Shtimje, Fushë-Kosovë , Gjakovë dhe në Podujevë

Me donacion të Zyrës për çështje të komuniteteve, pranë Zyrës së Kryeministrit, përfundoi me sukses ndërtimi i katër shtëpive për katër familje të komunitetit rom në Shtimje, Fushë-Kosovë , Gjakovë dhe në Podujevë. Projktin për ndërtimin e këtyre shtëpive e ndihmoi CDF, si partner i cili implementoi projektet.
Më 3.maj, drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, zoti Sërxhan Popoviq dhe zyrtarja e lartë për grante dhe koordinim, zonja Safete Grajçevci, ua dorëzuan familjeve çelësat e shtëpive të sapondërtuara.
Më vjen mirë që Zyra për çështje të komuniteteve ka arritur t 'ju dalë në ndihmë dhë që ju jeni të kënaqur.
Kjo zyrë po punon mjaft në projekte të ndryshme, por është e vetëdijshme se ka edhe shumë familje të cilave u nevojitet një ndihmë e këtillë , kështuqë zyra gjithmonë do të përpiqet të gjejë mënyra për t' ju ndihmuar, theksoi zoti Popoviq gjatë bisedës me familjet që do të vendosen në shtëpitë e reja.







