Twitter Facebook Youtube

Takim me Komisionarin e Lartë te OSBE-së për Pakicat Kombëtare Knut Vollebaekun

24.05.201211:08

Me 24. Maj,  Komisionari i lartë i OSBE-së, për pakica kombëtare, ztr. Knut Volebek vizitoi Zyrën e Kryeministrit / Zyrën për çështje të komuniteteve,  dhe me ketë rast , diskutoi me drejtorin e Zyrës, ztr. Srdjan Popoviçin. Komisionari i lartë ishte i interesuar të dëgjoj më shumë rreth aktiviteteve aktuale te zyrës, reformave te Komisionit të gjuhës, si dhe për planet e ardhshme.

Ztr. Popovic tha se Zyra është duke punuar në fusha te shumta  që lidhen me përmirësimin e gjendjes së komuniteteve, dhe nëpërmjet aspekteve të ndryshme të punës, përballet me sfida,  te cilat siç tha ai,  mund të tejkalohen me lehtë,  përmes forcimit te bashkëpunimit me institucionet tjera relevante në nivelin qendror dhe lokal , si dhe ne nivelin e institucioneve ndërkombëtare. 

"Zyra për Çështje të Komuniteteve , momentalisht është duke udhëhequr me një projekt të reformës se Komisionit për Gjuhë dhe krijimin e Zyrës së Komisionarit për gjuhë,  dhe është ne planë dhe ngritja e  një grupi pune, që do të punojë për të përmirësuar kuadrin ligjor për punësimin e komuniteteve. Nëpërmjet buxhetit që ka në dispozicion, zyra i koordinon aktivitetet e ndryshme që lidhen me përmirësimin e pozitës së komuniteteve. ", tha zoti Popoviç.

Takimi u ndoq edhe nga përfaqësues të ICO-së dhe zyrës së OSBE-së në Prishtinë. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com