Twitter Facebook Youtube

U mbajt puntoria ,, Zhvillimi ekonomik lokal ”

28.05.201210:57

Puntoria zhvillimi ekonomik lokal e organizuar nga ana e Instituti Friedrich Ebert Stiftung dhe OJQ “ D- Press u mbajt ne Ohër (Maqedoni) prej dates 26. maj- 28. maj 2012

Puntoria ka pas për qëllim sfidat dhe rolin e qeverise lokale ne hapjen e bizneseve te reja dhe ofrimi i kushteve per vende te reja te punes, inicimi i themelimit te grupeve komunale per zhvillim lokal, bashkëpunimi i komunave me bizneset për krijimin e vendeve të reja të punës, prezantimi i bizneseve neper komuna, forma e mbeshtetjes nga niveli qendror.

Në këtë punëtori morën pjesë kryesuesit e Kuvendeve të komunave Hani i Elezit, Kamenicë, Novobërdë dhe Ranillug, përfaqësues të OSBE-së dhe të OJQ-ve.

Në këtë punëtori u ftua edhe Zyra për Çështje të Komuniteteve, respektivisht zn. Safete Graiçevci, me qëllim që të ofrojë përvojat e bashkëpunimit me komunat e reja, meqenëse  nga kjo zyrë është duke ofruar përkrahje në infrastrukturë, çështje sociale, ngritje të nivelit të bashkëpunimit dhe edukimit, përmes granteve që ofron për këto komuna.
Gjatë punës triditore, u ofruan ide, sygjerime dhe forma te bashkepunimit ne menyre qe keto komuna te reja te kenë një përkrahje më të madhe sa i perket zhvillimit ekonomik. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com