Twitter Facebook Youtube

U themelua Bordi për politikë të gjuhëve

29.05.201214:57

Të martën, me 29. Maj është mbajtur takimimi inaugurues i Bordit për politikë të gjuhëve. Takimin e hapi Kryeministru, zoti   Hashim Thaci, e më pas, me fjalimet e tyre hyrëse, të pranishmit, gjithashtu i përshëndetën Zëvendëskryeministri  , zoti  Slobodan Petrovic  dhe këshilltari i lartë i Kryeministrit /drejtor i Zyrës për çështje të komuniteteve, zoti   Srdjan Popovic.

“Më lejoni që fillimisht të falenderoj Zyrën për çështje të komuniteteve për punën e mirë që është bërë, së pari, me  formimin e grupit të punës, a pastaj]a edhe me themelimin e Zyrës së Komisionerit për gjuhë. Themelimi i Zyrës së Komisionerit  ka një rëndësi të posaçme  për Republikën e Kosovës  si shtet të ri i ndërtuar multitenik,  me përkushtim  maksimal për respektimin dhe  garantimin e të drejtave të komuniteteve“, theksoi në fjalën e tij Kryeministri.

Zoti  Slobodan Petrovic, Zëvendës - kryeministër dhe kryesues i grupit të punës  për mbështetjen e themelimit  të Zyrës së Komisionerit, tha se janë  bërë e  edhe mëtutje po bëhen përpjekje  të mëdha me qëlim të implementimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve  dhe beson se zyra e re e Komisionerit  për gjuhë do të jetë plotësisht e përkushtuar ndaj mandatit që ka dhe se Bordi për politika të gjuhëve, me punën e vet do të mbështes të drejtën e të gjitha bashkësive në Kosovë për të ruajtur, kultivuar dhe promovuar identiten  e vet gjuhësor .

Bordi për politikë të gjuhëve, bashkë me Rrjetin për  politikë të gjuhëve përbën një nga mekanizmat  mbështetës të  Zyrës së Komisionerit të gjuhëve. Bordi është mekanizëm i rëndësishëm sepse ofron përkrahje institucionale  për zhvillimin, zbatimin dhe fuqizimin e politikave gjuhësore, kurse Komisioneri është i obliguar që raportet për punën e vet, përveç Qeverisë dhe Kuvendit, t ia paraqet edhe Bordit.

 “Me hyrjen në fuqi të Rregullores së re për Zyrën e Komisionerit të gjuhëve, ka filluar procesi i themelimit të Zyrës së Komisionerit të gjuhëve. Zyra për çështje të komunitetve ka detyrë me përgjegjësi për të bashkërenduar procesin e e reformimit  të Komisionit të gjuhëve  dhe të krijimit të politikave ghuhësore, dhe për t i ofruar mbështetje themelimit të Zyrës së komisionerit.

Si anëtar i Bordit për politkë të gjuhëve, nga  Zyra e Kryeministrit, kam nderin dhe jam i obliguar  të jap kontributin tim për zbatimin e mandatit të Bordit, dhe bashkë me anëtarët e tjerë të punojë në forcimin e mekanizmave demokratikë në realizimin e të drejtës së të gjtha komuniteteve për përdorimin e gjuhës së vet , si dhe për ruajtjen  e shumësisë gjuhësore dhe kulturore të shoqërisë sonë“, tha zoti  Popovic duke iu drejtuar të pranishmëve.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të Bordit për politikë të gjuhëve, ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Zvicrës, zëvendës - shefi i Misonit të SHBA-ve, pastaj përfaqësuesja e  UNDP-së në Kosovë, përfaqësuesit e  ICO-së, të Zyrës së pëfaqësuesit special të Bashkimit Evropian  dhe  të misionit të   OSBE-së në Kosovë.

Gjitashtu , në kët mbledhje  është zgjedhur Komisioni prej pes anëtarëve i cili do jetë i angazhuar me procesin e zgjedhjes së Komisionerit të gjuhëve. Konkursi për pozitën e Komisionerit të gjuhëve është i hapur deri më 4 qershor dhe pas kësaj Komisoni i sapozgjedhur do t i shqyrtojë aplikimet. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com