Nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është shënuar 8 Prilli/ Dita ndërkombëtare e romëve

Prishtinë, më 8 prill 2012.
8. Prilli Dita botërore e romëve të cilen sot e kremtojnë me mijëra romë në mbarë Evropën, është shënuar edhe në Kosovë, me përkrahje të plotë të Qeverisë së Kosovës. Në ditën e sotme, njëkohësisht shënohet edhe dyzetë-vjetori i Kongresit të parë ndërkombëtar të romëve të mbajtur në vitin 1971 dhe është përpjekja e parë e qytetarëve romë për tu takuar bashkë dhe për ti zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e këtij komuniteti gjthandej Evropës .
Zyra për çështje të komuniteteve pranë kabinetit të Kryeministrit edhe në këtë vit organizoi shënimin e Ditës botërore të romëve, me organizimin e konferencës solemne në të cilën morën pjesë funksionarë të lartë dhe udhëheqës të institucioneve të vendit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të korit diplomatik në Kosovë.
Tubimin e hapi, përmes urimit, këshilltari i lartë i Kryeministrit / Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve , zoti Sërxhan Popoviq i cili theksoi se Qeveria e Kosovës edhe më tej do të jetë e prkushtuar në tërësi për zgjidhjen e të gjitha problemeve që kanë të bëjnë me komunitetet.
Ministri për komunitete dhe kthim, zoti Radojica Tomiq, u shpreh i kënaqur që merr pjesë në këtë tubim, sepse këtë ditë e konsideron si ditë e cila i bashkon qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga dallimet etnike, kulturore ose fetare . Duke thënë se të gjitha marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe qytetarëve dhe ndërmjet vetë qytetarëve janë të rregulluara me Kushtetutë dhe me ligjet e Kosovës, ai theksoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj obligimit të vet për tu kujdesur që dispozitat kushtetuese, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve të mundësojnë qasje të barabaratë për romët në shoqëri si qytetarë të barabartë të Kosovës.
Z. Rouen pastaj tha se është i inkurajuar për faktin se sheh që komuniteti rom ka më tepër mundësi që të mbështesë vetëdije më të lartë për identitetin e vet , kulturën dhe të drejtat e veta . Komuniteti rom ka një histori të gjatë në Kosovë e cila njëkohësisht është edhe kontribut i llojllojshmërisë së saj etnike, gjuhësore dhe fetare. Pjesëmarrja dhe kontributi efektiv i romëve është pjesë përbërëse e zhvillimit të mëtejmë të një shoqërie demokratike dhe multietnike në Kosovë , tha zoti Rouen.
Në kremtimin e Ditës së romëve, përveç të sipëpërmendurëve morën pjesë edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë , përfaqësuesi i Presidencës së Republikës së Kosovës , Zylfi Merxha, Kryetari i PRBEK, Albert Kinolli-deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e shoqërisë civile, si dhe një numër i madh i mediave.








