Twitter Facebook Youtube

Takimi preliminar me vëzhgues të Grupit Punues për të mbështetur krijimin e Zyrës së Komisionarit për gjuhë

14.06.201210:35

Të enjten, me 14  Qershor 2012, u mbajt një takim me vëzhgues te grupit  punës, për të mbështetur krijimin e Zyrës së Komisionarit për gjuhët.

Takimi u hap nga Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Popovic, i cili përshëndeti pjesëmarrësit, dhe i njoftoj  ata për rendin e ditës.

Në takim u diskutua për versionin e parë të Strategjisë dhe Planit të veprimit të masave konkrete të politikës gjuhësore, si dhe për mbështetje te mundshme, Zyrës së Komisionarit për gjuhët,  nga një konsulent ndërkombëtar, për të ndihmuar Zyrën në  fazën e formimit.

Ne takim morën pjesë përfaqësuesit e ambasadave të:  SHBA-ës dhe Zvicrës, UNDP-së, misionit të OSBE-ës, ICO-s, dhe ECMI

Komentet e vëzhguesve  në lidhje me versionin e parë të Strategjisë do ti dërgohen anëtarëve të Grupit Punues për shqyrtim. Takimi i grupit punues është caktuar për 21 qershor.  

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com