Twitter Facebook Youtube

Është mbajtur takimi i grupit të punës për të mbështetur krijimin e Zyrës së komisionarit për gjuhë

21.06.201215:47

Me 21.  Qershor është mbajtur  takimi i grupit punues për të mbështetur krijimin e Zyrës së Komisionarit për gjuhë. Takimi u hap nga zv Kryeministri / ministri i Pushtetit Lokal dhe Kryetari i grupit të punës, z Slobodan Petrovic. Zoti Petrovic përshëndeti pjesëmarrësit dhe i informoi për rendin e ditës të takimit. Duke marr para sysh se në rend të ditës është versioni i parë i strategjisë për masat e politikës gjuhësore, të cilat do të, pas miratimit nga ana e Bordit,  dërgohen në Zyrën e Komisionarit për gjuhë, është e rëndësishme  që të pajtohemi në lidhje me këtë bazë dhe të  përcaktojmë prioritetet,  ndaj të cilave  duhet ti përkushtohet Komisionari, dhe zyra e tij, që ne mënyrë më te mirë të mbrojnë dhe të zbatojnë Ligjin për përdorimin e  gjuhëve, tha zoti Petrovic.

Këshilltar i lartë i Kryeministrit dhe Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, z Srdjan Popovic përshëndeti të pranishmit dhe i informoi më hollësisht për procesin të përzgjedhjes së Komisionarit për gjuhë, e cila është duke u zhvilluar. Më ketë rast ai vuri në pah se procesi i zgjedhjes së komisionarit  është duke u zhvilluar në mënyrë transparente, në mënyrë që, vërtet,  të mundësojë përzgjedhjen e kandidatit më të mirë. Gjatë tërë  procesit të përzgjedhjes ishin të pranishëm vëzhguesit nga grupi punues, dhe me ketë rast ju  falënderohemi  atyre për këtë kontribut.

Në takimin e sotëm është prezantuar versioni i  parë i strategjisë për masat e politikave gjuhësore, së bashku me komentet e bëra nga vëzhguesit, ( Ambasade. Amerika, Zvicra, Britania e Madhe dhe Norvegjia, Misioni, OSBE, ICO, UNDP, ECMI dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian).

U ra dakord që strategjia të miratohet si një dokument pune për zyrën e ardhshme te Komisionarit, i cili më vonë do të përpunohet dhe do te  harmonizohet me ligjet, në bashkëpunim me Zyrën për Planifikim Strategjik.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com