Twitter Facebook Youtube

U mbajt puntoria ,,Finalizimi i ndryshimeve në U.A. 08/2009, për themelimin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi”

02.07.201215:09

Puntoria e organizuar nga ana e MPB dhe MAPL, ka pas për qellim finalizimin e ndryshimeve në U.A. 08/2009 për themelimin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi. Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie ishin Zv. Ministri i MPB z. Izmi Zeka, Zv. Ministri i MAPL Basri Musmurati, përfaqsuesja e Zyres të Kryeministrit/Zyres për Çeshtje të Komunitetve  zn. Safete Graiçevci, përfaqsuesit e MPB-së ,Ministrisë së Arsimit, MAPL-së, OSBE, ICITAP, UNDP, Asociacioni i Komunave të Kosovës, përfaqsuesi i Policisë të Kosovës dhe  shoqërisë civile. Gjatë punës tri ditore u ofruan sygjerime  dhe u bënë ndryshimet e nevojshme në këtë U.A, të bazuara në ligjet a palikueshme në Kosovë, si dhe nevojat e formimit të këtij këshilli.

Ky udhëzim pritet të  nënshkruhet nga Ministri i MPB dhe ai i MAPL-së dhe do të dorëzohet të gjitha komunave, që pastaj nga këto institucione të formohen Këshillat komunale për siguri në bashkësi.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com