Twitter Facebook Youtube

Zyra për çështje të komuniteteve nënshkroi marrëveshje me Komunën e Graçanicës për financimin projektit për rregullimin e shtratit të lumit Graçanka

11.07.201215:03

Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeminsitrit , Srđan Popović  dhe Kryetari i Komunës së Graçanicës Bojan Stojanović nënshkruan   Memorandumin e bashkëpunimit për vazhdimin e punimeve në rregullimin e shtratit të  lumit  Graçanka.

Sipas  Memorandumit, nënshkruesit u dakorduan që Zyra për çështje të komunitetve të financojë implementimin e  këtij projekti  

Me këtë projekt planifikohet vazhdimi i punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Graçanka  në një gjatësi prej 300 metrash në kuadër të të cilit, përveç punimit të brigjeve nga guri me elemente mbajtëse, do të ndërtohet një llumishtë për parandalimin e derdhjes  së materialit inert në lumë.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com