Twitter Facebook Youtube

Bordi për politikat e gjuhëve ka aprovuar raportin e komisionit për përzgjedhjen e komisionerit të gjuhëve dhe listën prej tre emrave

04.07.201215:34

Bordi për politikat e gjuhëve, në mbledhjen e mbajtur më 4 qershor 2012, ka shqyrtuar dhe miratuar  raportin dhe listën me emrat e tre kandidatëve për komisioner të gjuhëve.

Takimin e udhëhoqi z. Srdjan Popović, këshilltar i lartë i Kryeministrit/ drejtor i Zyrës për çështje të komuniteteve, njëherit  Kryetar i komisionit për përzgjedhjen e komisionerit të gjuhëve, ndërsa morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve: Ministrisë së administratës publike, Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal, Ministrisë së arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Ministrisë për komunitete dhe kthim, Këshillit gjyqësor të Kosovës, Njësia për politikë dhe monitorim për ndërmarrjet publike, Shërbimi korrektues, Asociacioni i komunave të Kosovës, përfaqësuesit e gjuhës srbe dhe malazeze.

Kryetari i komisionit, z. Popović, para anëtarëve të Bordit paraqiti raportin rreth procesit të përzgjedhjes dhe sqaroi kriteret dhe procedurat të cilat u aplikuan gjatë procesit.

Në pajtim me Rregulloren 07/2012 për Zyrën e komisionerit të gjuhëve, anëtarëve të Bordit iu paraqit dhe ofrua në shqyrtim lista me emrat e tre kandidatëve për komisioner të gjuhëve, të cilën e ka përpiluar Komisioni për përzgjedhje. Bordi njëzëri ka aprovuar, listën me tre kandidatë dhe i ka përcjellur Kryeministrit.

Bordi gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar, rekomandimet e grupit punues për mbështetje të formimit të Zyrës së komisionerit të gjuhëve, të cilat kanë të bëjnë me masat e politikave të gjuhëve, me qëllim të implementimit sa më të mirë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Si të bëhet emërimi, komisioneri do të përcjellë rekomandimet te Qeveria për miratim.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com